Lajme Zone
Franca në flakë, Macron në jet ski! Kritika presidentit për foton: Vera e fundit në timon
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Franca në flakë, Macron në jet ski! Kritika presidentit për foton: Vera e fundit në timon

48-vjeçari u kritikua pasi revista Paris Match vendosi në kopertinë fotografinë ku Macron shihej me jelek shpëtimi, ndërsa drejtonte mjetin ujor gjatë pushimeve në Fort de Brégançon, rezidenca presidenciale në periudhën e pushimeve verore të gushtit në Francë.

Presidenti Emmanuel Macron u gjend në një situatë të vështirë të premten, më 14 gusht, pasi u fotografua duke ngarë një ‘jet ski’ në rivierën franceze, duke ushqyer pretendimet e opozitës se ai është larg realitetit ku njerëzit po përballen me valët e të nxehtit dhe zjarret masive. 48-vjeçari u kritikua pasi revista Paris Match vendosi në kopertinë fotografinë ku Macron shihej me jelek shpëtimi, ndërsa drejtonte mjetin ujor gjatë pushimeve në Fort de Brégançon, rezidenca presidenciale në periudhën e pushimeve verore të gushtit në Francë. LEXO edhe...Aktivistja turke Julide Yazici e kërkuar nga Ankaraja, kundërshton 'arrestin me burg'! Avokati: Të hënën ankimimi në Apel “Vera e fundit në timon”, shkruante Paris Match në kopertinë, duke iu referuar largimit të Macronit nga Pallati Élysée vitin e ardhshëm, kur përfn mandati i tij i dytë dhe i fundit. Revista publikoi gjithashtu fotografi të Macronit duke u marrë me sporte ujore, si foil surfing, gjatë një vere të shënuar nga valë të njëpasnjëshme të të nxehtit dhe zjarre vdekjeprurëse në Francë. “Ka pasur fotografi të paautorizuara të presidentit çdo vit gjatë nëntë viteve të fundit”, tha një anëtar i rrethit të ngushtë të Macronit. Kritika nga opozita e majtë Fotografitë shkaktuan reagime kritike nga opozita e majtë. Udhëheqësja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, tha se francezët po përjetonin një “verë apokaliptike”, ndërsa “presidenti ynë po i dhuron vetes një shkrim promovues për pushimet e tij”. Ajo krahasoi fotografinë e revistës me “vdekjet e shkaktuara nga pesë valë të të nxehtit, një thatësirë dhe zjarret masive historike”. Udhëheqësi socialist Olivier Faure tha se Macron po dërgonte mesazhin e gabuar. “Gjatë një vale të të nxehtit, ndërsa Franca po digjet dhe kur shumë francezë nuk kanë mundësi të përballojnë një pushim, presidenti po argëtohet me një jet ski në Brégançon”, tha ai. Senatori komunist Pierre Ouzoulias i quajti fotografitë “të papërshtatshme”. Ai tha se do të kishte preferuar ta shihte Macronin “në një kamion zjarrfikës, duke ndihmuar zjarrfikësit të shuanin flakët. Aty duhej të kishte qenë”. “Pas verës që kemi përjetuar, të tregosh se presidenti është me pushime, sipas mendimit tim, nuk përputhet me nivelin e shqetësimit të popullsisë, i cili është i përhapur”, tha Ouzoulias. Paris Match e përshkroi pushimin e Macronit si “të përqendruar te puna”, duke vënë në dukje se ishte ngritur një zyrë dhe se “presidenti i kalon ditët e tij në telefon”. Revista tha se rutina e pushimeve të Macronit përfshinte gjithashtu boksin dhe vrapimin. P.J/ReportTv.al Emmanuel Macron france jet ski Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.1% Jo 53% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5584 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?