Presidenti amerikan përballet me presionin e rritjes së çmimeve para zgjedhjeve të nëntorit, ndërsa Teherani akuzon Uashingtonin për shkeljen e marrëveshjes. Donald Trump Teksa Ngushtica e Hormuzit vijon të mbetet e bllokuar, presidenti amerikan Donald Trump ka tentuar ta minimizojë ndikimin që rritja e çmimit të naftës dhe benzinës po ka te konsumatorët amerikanë.
Gjatë një fjalimi në New York, Trump tha se amerikanët duhet ta pranojnë rritjen e çmimit të karburantit si një kosto të nevojshme për të penguar Iranin që të sigurojë armë bërthamore.
“Nëse paguani pak më shumë për benzinën, kujtohuni se po e bëni këtë për të penguar një vend vërtet të keq, një vend që në fakt është shteti kryesor që sponsorizon terrorizmi në botë, që të sigurojë një armë bërthamore: nuk duam që ata ta kenë”, tha Trump.
Ai iu referua edhe çmimit aktual të benzinës, duke theksuar se rritja nuk duhet të shihet si një problem i madh.
“Jeni te rreth 4 dollarë. Është në rregull... Nuk do të kërkoj kurrë falje. Kam bërë gjënë e duhur”, shtoi presidenti amerikan, duke e krahasuar çmimin aktual me atë para nisjes së luftës, kur benzina kushtonte më pak se 3 dollarë.
Megjithatë, rritja e kostove të energjisë mbetet një shqetësim për administratën amerikane. Në korrik, inflacioni në SHBA shënoi një ulje të lehtë, i ndihmuar nga rënia e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.
Pavarësisht kësaj, çmimet vazhdojnë të rriten me një ritëm më të lartë se përpara fillimit të luftës me Iranin. Situata mund të kthehet në një sfidë politike për Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht përpara zgjedhjeve të ndërmjetme që do të mbahen në nëntor.
Ndërkohë, nga Teherani vijnë sinjale se negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk janë në prag të rifillimit.Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se bisedimet mes dy vendeve janë ndërprerë pasi, sipas tij, SHBA-ja ka shkelur memorandumin e mirëkuptimit.
“Ende nuk është marrë asnjë vendim për rifillimin e negociatave me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Araghchi, duke saktësuar se memorandumi i mirëkuptimit i Islamabadit parashikonte “përfundimin e luftës, jo armëpushim”.
Araghchi tha se Katari dhe Pakistani vijojnë të shkëmbejnë mesazhe dhe të jenë në kontakt me Teheranin. Megjithatë, ai theksoi se këto kontakte nuk duhet të interpretohen si negociata me Uashingtonin.
“Kjo nuk nënkupton negociata”, tha ministri i Jashtëm iranian.
Kështu, ndërsa Trump përpiqet të justifikojë rritjen e kostos së karburantit për amerikanët si një çmim përballë kërcënimit iranian, Teherani mohon se ka marrë ndonjë vendim për rikthimin në tryezën e negociatave me SHBA-në.
Trump nga New York bëri edhe disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Duke u ndalur te Irani, Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.
“Pasi të përfjmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Presidenti Trump.
Trump tha se SHBA ka kontrollin ushtarak detar në atë rajon.
“Kjo është në thelb ajo që është. Ne kemi bllokadën. Asnjë anije nuk kalon përveçse nëse ne duam”,- tha Trump.
Gjatë fjalimit të tij përpara forcave të zbatimit të ligjit, Donald Trump, prezantoi të dhënat mbi nivelin e krimit në vend, duke pretenduar rënie historike të të gjitha llojeve të veprave penale gjatë mandatit të tij.
Trump theksoi se masat e ndërmarra nga administrata e tij kanë sjellë rezultate konkrete në sigurinë publike.
“Vitin e kaluar, pati mbi 3,100 vrasje më pak se viti para se të merrja detyrën, 10,000 përdhunime më pak dhe 1.1 milion më pak krime me dhunë. Grabitjet ranë me 19%, vjedhjet e makinave pësuan rënie drastike prej 23% dhe sipas të dhënave më të fundit, krimi ka vazhduar të bjerë ndjeshëm nën udhëheqjen tonë në vitin 2026, me grabitjet që janë ulur me edhe 20% të tjera dhe vrasjet me një rënie shtesë prej 23%.”, tha Trump. rritja e çmimt të naftës në shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Presidenti yll kopertinash, fotoja e Macron me Jet Ski në plazh çmend francezët 15 Gusht 2026, 08:0808:08Rajoni dhe Bota Tërmet 7.7 ballë në Indonezi, dhjetra viktima dhe ndërtesa të shembura; pas lëkundjeve jepet alarm për cunam (Foto+Video) 15 Gusht 2026, 07:4907:49Rajoni dhe Bota Nga kampi në Serbi, te tekrutimi i priftërinjve, Moska plan sekret për të pushtuar Moldavinë 15 Gusht 2026, 07:4207:42Rajoni dhe Bota Trump ‘i hedh benzinë' zjarrit: Do të shpall Hormuzin territor të SHBA-së! 14 Gusht 2026, 22:4522:45Rajoni dhe Bota Trump dhe parashikimi për deri në vitin 2040! 14 Gusht 2026, 21:1221:12Rajoni dhe Bota Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën 14 Gusht 2026, 17:2117:21Rajoni dhe Bota

