Lajme Zone
"Rozafa Tower" ngrihet në pronë publike, ish-deputeti Gurakuqi akuza IKMT: Po ndërtohet mbi një kanal historik, po shkelni ligjin
PolitikëPamfleti

"Rozafa Tower" ngrihet në pronë publike, ish-deputeti Gurakuqi akuza IKMT: Po ndërtohet mbi një kanal historik, po shkelni ligjin

Pas çështjeve të ngritura për respektimin e planit urbanistik, pronësinë e truallit dhe burimin e financimit të projektit, të kullës 35-katëshe "Rozafa Tower" në qendër të Shkodrës, ish-deputeti Romeo Gurakuqi ka reaguar publikisht duke akuzuar institucionet për shpërdorim detyre dhe mosveprim.

Gurakuqi thotë se "Rozafa Tower" po ndërtohet mbi kanalin rreth 170-vjeçar të ujërave të bardha të qytetit... Pas çështjeve të ngritura për respektimin e planit urbanistik, pronësinë e truallit dhe burimin e financimit të projektit, të kullës 35-katëshe "Rozafa Tower" në qendër të Shkodrës, ish-deputeti Romeo Gurakuqi ka reaguar publikisht duke akuzuar institucionet për shpërdorim detyre dhe mosveprim.

Reagimi i Gurakuqit vjen pas një deklarate të Drejtorisë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Shkodër lidhur me punimet në "Rozafa Tower".

Në një koment në faqen zyrtare të IKMT Shkodër, Gurakuqi thotë se "Rozafa Tower" po ndërtohet mbi kanalin rreth 170-vjeçar të ujërave të bardha të qytetit, e cila sipas tij, është pronë publike e mbrojtur me ligj.

"Jeni në shpërdorim detyre. Rozafa ndërtohet mbi kanalin e ujërave të bardha 170-vjeçar të qytetit, që është pronë publike e mbrojtur nga ligji. Askush nuk mund të ndërtojë mbi atë objekt, sikurse as mbi varrezat e të rëneve me 1913, qe ndodheshin ne dy anet e kanalit te shkarkimit", shkruan Gurakuqi. Ish-deputeti ngre gjithashtu çështjen e varrezave të të rënëve të vitit 1913, të cilat, sipas tij, ndodheshin në të dyja anët e kanalit të shkarkimit. Ai thekson se në zonë janë kryer ndërhyrje gjatë natës, ndërsa akuzon institucionet se kanë heshtur përballë situatës. Gurakuqi shpreh shqetësim edhe për sigurinë e qytetarëve për shkak të vinçit dhe makinerive të rënda që operojnë në kantier.

"Mbase sot mendoni se jeni nën mbrojtje për mosveprimet tuaja, por praktikisht jeni në shkelje të ligjit në bashkëpunim të shumëfishtë. Kjo është regjistruar dhe asnjë deklaratë nuk mund t'ju shmangë nga përgjegjësia", shkruan më tej ish-deputeti. Rozafa Tower, kulla 35-katëshe që sinjalizon shtrirjen e pastrimit të parave në kryeqendrën e Veriut

10 Dhjetor, 12:55 Projekti për ndërtimin e kullës 35-katëshe "Rozafa Tower" në qendër të Shkodrës ngre pikëpyetje për respektimin e planit urbanistik, pronësinë e truallit dhe burimin e financimit. Plani i Përgjithshëm Vendor i vitit 2017 parashikon për zonën ndërtime deri në 29.8 metra dhe jo më shumë se shtatë kate, ndërsa nuk rezulton një procedurë e bërë publike që të shpjegojë miratimin e një objekti 35-katësh.

Pikëpyetje ngrihen edhe për truallin, i cili rezulton pronë vakëf e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe për mënyrën e financimit të kullës. Të dhënat financiare të "Rozafa A" tregojnë asete prej rreth 5 milionë eurosh në vitin 2024 dhe kapital prej rreth 180 mijë eurosh, ndërkohë që kostoja e projektit përllogaritet në 30 deri në 40 milionë euro. Lëvizjet e mjeteve monetare, stoqeve dhe detyrimeve të kompanisë shtojnë pikëpyetjet mbi burimet që do të përdoren për realizimin e investimit.

Mospërputhjet mes përmasave të projektit dhe kapaciteteve financiare të deklaruara kanë ngritur dyshime për origjinën e fondeve dhe mundësinë e pastrimit të parave përmes sektorit të ndërtimit. "Rozafa Tower" ka hapur kështu një debat që shkon përtej ndikimit të kullës në urbanistikën dhe siluetën e Shkodrës, duke përfshirë ligjshmërinë e procedurave, pronësinë e truallit, transparencën financiare dhe rolin e institucioneve.rozafa tower gurakuqi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Reforma territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar 14 Gusht 2026, 13:5013:50Aktualitet Zjarri del jashtë kontrollit në Lurë, dy avionë në terren për izolimin e flakëve 14 Gusht 2026, 12:3312:33Aktualitet 14 vatra aktive zjarri në vend, situata më problematike në periferinë e Tiranës dhe Lurë 14 Gusht 2026, 10:1410:14Aktualitet Moti/ Ulen temperaturat në vend, priten reshje shiu në disa zona 14 Gusht 2026, 07:1807:18Aktualitet Divjaka në protestë për të 14-ën ditë, banorët kundër hartës së re territoriale 13 Gusht 2026, 22:4822:48Aktualitet Turizmi elitar/ Saranda mbetet pa drita, turistët shijojnë pushimet nën dritën e yjeve 13 Gusht 2026, 22:0922:09Aktualitet