Një 31-vjeçar turk është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, teksa tentonte të hynte në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje. Sipas policisë ndaj tij ishte lëshuar urdhër kërkimi nga Prokuroria Publike në Shkup më 27 tetor 2026. LEXO edhe...Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës! Termometri zbret disa gradë nën zero! (VIDEO) Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut. Njoftimi i policisë: DVKM Kukës Akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet 31-vjeçari, shtetas turk. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Kukes turk morine Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.2% Jo 40.1% Nuk e di 8.7% Vota total: 242 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
