Pamje nga bulevardi Një protestues raportohet i plagosur në kokë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës në disa drejtime, duke shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Forcat e policisë kanë avancuar edhe me automjetet ujëhedhëse, duke zgjeruar kordonin e sigurisë... Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është tensionuar pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Gjatë përplasjeve raportohet edhe për një qytetar të plagosur në kokë.
Sipas raportimeve të para, protestuesi dyshohet se është goditur nga një bombul gazi lotsjellës, të cilën policia e ka hedhur në drejtim të turmës. Ai ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e plagosjes dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka intensifikuar ndërhyrjen, duke hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës në disa drejtime. Gazi ka mbuluar pothuajse të gjithë bulevardin, ndërsa forcat e rendit kanë përdorur bombula edhe në drejtim të parkut “Rinia” dhe zonës pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit janë përpjekur të largojnë bombulat e gazit, duke i hedhur ato në drejtim të forcave të policisë. Megjithatë, ndërhyrja pothuajse e njëkohshme nga të paktën tri drejtime i ka detyruar të shpërndahen dhe të largohen nga bulevardi.
Pas përdorimit të gazit lotsjellës, policia ka avancuar edhe me automjetet që hedhin ujë me presion, duke krijuar një kordon të gjerë sigurie përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërhyrja ka larguar pjesën më të madhe të protestuesve nga zona, ndërsa mbeten për t'u sqaruar rrethanat e plagosjes së qytetarit dhe nëse goditja ka ardhur nga një bombul gazi e përdorur nga policia. Më herët disa të rinj tentuan të bllokojnë akset rrugore me disa kazanë mbeturinash, por sulmi me gaz nga policia, duket se ka ndërprerë aksionin e tyre.
Protestuesit u zhvendosën nga Ministria e Arsimit te Kryeministria pak pas orës 15:30, ndërsa prej më shumë se 3 orësh ka përplasje mes forcave të rendit dhe protestuesve përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Forcat e policisë janë shfaqur më të organizuara në ditën e 4 të protestave të dhunshme, ndërsa arrestimet e qytetarëve, kryesisht të rinjve dhe adoleshentëve nisën që në orët e para të paradites.
protesta bulevard perplasje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Merrni thika, duhet vrarë një polic”, zbulohen mesazhet e frikshme në WhatsApp 16 Tetor 2026, 18:3118:31Aktualitet Intensifikohen përplasjet para Kryeministrisë, protestuesit godasin me gurë policinë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës 16 Tetor 2026, 18:2518:25Aktualitet Nisin arrestimet pas gazit lotsjellës te Kryeministria, policia ndjek të rinjtë në bulevard dhe te Piramida 16 Tetor 2026, 17:5017:50Aktualitet Tensione te Kryeministria, plagoset në kokë një protestues; mjekët i japin ndihmën e parë 16 Tetor 2026, 17:4717:47Aktualitet Një orë përplasje në bulevard, policia zmbraps protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion 16 Tetor 2026, 17:3917:39Aktualitet “Do t’i mbrojmë fëmijët tanë me jetë”, protestuesi: Kjo nuk është protestë partiake, por popullore! 16 Tetor 2026, 17:3217:32Aktualitet

