Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionet te Parku Rinia, protestuesit debatojnë me efektivët: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!


Terrori policor mbi qytetarët nuk po kursen as hapësirat publike më të frekuentuara të kryeqytetit.

Terrori policor mbi qytetarët nuk po kursen as hapësirat publike më të frekuentuara të kryeqytetit. Pasi rrethuan Bulevardin dhe institucionet qendrore, tensionet dhe ndërhyrjet e dhunshme janë zhvendosur menjëherë pranë Parkut Rinia, ku efektivët kanë ndërhyrë për të dëbuar me forcë qytetarët që po qëndronin paqësisht në trotuar. Trupat e repartit special “Shqiponja” kanë rrethuar zonën dhe u kanë kërkuar me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret. Kjo ndërhyrje arbitrare ka nxitur debate të ashpra me banorët, të cilët i kanë përballur efektivët me faktin se paguhen nga taksat e po atyre qytetarëve që po dhunojnë. “Mos mendoni se ua jep Rama lekët, jua japim ne! Lekët i paguajmë neve! Duhet të na falënderoni neve!” u shpreh një prej qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb