Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë i pranishëm sot në protestë, i maskuar. Në një video të postuar në rrjetet sociale ku zbulon fytyrën për pak, ai u bën thirrje të tjerëve të bashkohen, duke mos kursyer fyerjet. “Hajdeni more ju q**sha robt, a keni gjak a jo? Hajdeni të gjithë! A keni gjak a jo, çfarë populli jeni?”, thotë ai. LEXO edhe...Protestat, zv.kryeministrja Koçiu bën ndarjen e prerë: Kush sulmon policinë dhe i vë zjarrin kryeqytetit, është dhunues e jo protestues (FOTOT) Në disa postime të tjera përmend disa lagje të Tiranës që të mos mungojnë të martën pasi numri i protestuesve pësoi rënie. Në fund, bën sërish thirrje për dhunë, edhe pse është në kërkim nga autoritetet e Kosovës për një përplasje në një klub nate në Pejë. “Jam në kërkim, por s’më plas fare. E kam ndarë trurin si asnjëherë më parë”, shkruan ai. 1/2 P.J/E.H/ReportTv.al Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7636 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
