Lajme Zone
Tensione në protestën kundër, Reformës Territoriale, organizatori ofendon dhe largon gazetarët
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në protestën kundër, Reformës Territoriale, organizatori ofendon dhe largon gazetarët

Protesta e zhvilluar në Maliq kundër bashkimit administrativ me Korçën është shoqëruar me tensione mes organizatorëve dhe gazetarëve të pranishëm në aktivitet.

Protesta e zhvilluar në Maliq kundër bashkimit administrativ me Korçën është shoqëruar me tensione mes organizatorëve dhe gazetarëve të pranishëm në aktivitet. Gjatë kohës që mediat po intervistonin protestuesit, organizatori i protestës, Arjan Asimi, është përplasur me disa gazetarë, duke i ofenduar dhe, sipas pretendimeve të tyre, duke pasur edhe përplasje fizike me ta. Sipas gazetarëve të pranishëm, Asimi ka akuzuar mediat se janë të shitura dhe në shërbim të pushtetit. Pas përshkallëzimit të situatës, gazetarët kanë ndërprerë intervistat dhe janë larguar nga protesta. Më pas, ata i janë drejtuar Komisariatit të Maliqit, ku kanë bërë kallëzim lidhur me pengimin e ushtrimit të detyrës, pretendimet për goditje fizike dhe denigrim. Ngjarja pritet të jetë objekt i verifikimeve nga autoritetet, ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e palëve.