Lajme Zone
Raketat e kapura në Bari drejt Shqipërisë dhe “rastësia” me alarmin për bombë!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Raketat e kapura në Bari drejt Shqipërisë dhe “rastësia” me alarmin për bombë!

Raketat në Bari dhe alarmi për ISIS; kush po destabilizon Shqipërinë dhe pse? Policia italiane kapi një sasi raketash artilerie në portin e Barit, të gatshme për t'u dërguar në Durrës; njëkohësisht, Policisë së Shtetit i erdhi një alarm bombë në emër të 'Shtetit Islamik'. Rastësia s'ka si të përputhet: Shqipëria po futet në një plan destabilizimi gjeopolitik, ku aktorë orientalë nuk duan një Shqip

Raketat në Bari dhe alarmi për ISIS; kush po destabilizon Shqipërinë dhe pse? Policia italiane kapi një sasi raketash artilerie në portin e Barit, të gatshme për t'u dërguar në Durrës; njëkohësisht, Policisë së Shtetit i erdhi një alarm bombë në emër të 'Shtetit Islamik'. Rastësia s'ka si të përputhet: Shqipëria po futet në një plan destabilizimi gjeopolitik, ku aktorë orientalë nuk duan një Shqipëri perëndimore. Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në portin e Barit në Itali, ku policia ka kapur një sasi raketash të rrezeve të mesme, që ishin brenda një furgoni nga Greqia.

Prokuroria e Barit ka nisur hetimet, por siç bëjnë të ditur zërat paraprakë, ngarkesa ishte bërë gati për në Durrës. Bëhet fjalë për raketa që nuk janë antitak apo një armë e thjeshtë këmbësorie, por një material luftarak artilerie.

Materialet filmike tregojnë për një arsenal armatimi të vërtetë, të cilin kështu e ka cilësuar edhe prokuroria e Barit. Kjo ngjarje ka ndodhur njëkohësisht me një alarm për bombë në adresë të policisë së shtetit, ku kërcënoheshin institucionet shqiptare në emër të ISIS.

“Rastësia” këtu nuk ka si përputhet, por duket qartë se kemi të bëjmë me një ngjarje me reaksion zinxhir. Ku Shqipëria është pjesë e një plani destabilizimi me natyrë të qartë politike, apo më saktë gjeopoolitike.

Emaili për bombë në emër të “Shtetit Islamik” nuk ka si të jetë një rastësi, qoftë edhe sikur të konsiderohet një makinacion shërbimesh.

Rreziku për një infiltrim islamik për të acaruar situatën është i qartë. Ka aktorë që nuk e duan një Shqipëri Perëndimore, por të lidhur me asin oriental islamik, e kjo më shumë se sa një ngjarje kronike është politikë e pastër.

Shteti Islamik që prapa ka sipas të gjitha gjasave aktorë shërbimesh sekrete, ka bërë të ditur që ne jemi brenda jush e do të bëjmë gjëmën.

Po cila është arsyeja, apo objektivi?

E qartë; mos tentoni të na braktisni, të na ktheni shpinën, ndryshe do të na keni mbrapa gjithë jetën.

Kjo duket që është sfida e madhe, për të cilën kreu i qeverisë aktuale Edi Rama është bashkëautori më i madh, pasi i ka dhënë hapësirën të gjithë kozmosit oriental ta kenë shtyllën kurrizore të shtetit shqiptar si autostradë të tyre.

Raketat e kapura sot në Bari, si pasojë e një aksioni perfekt shërbimesh patnere, ku qoftë amerikanët, europianët dhe izraelitet janë koordinuar ngushtë, është thjesht një episod i një valange që pritet të mësyejë Shqipërinë dhe mbarë rajonin për ta futur në një konflikt të ri. Konflikt, ku shqiptarët nuk kanë çfarë fitojnë, por vetëm çfarë humbin./Pamfletiraketat e kapura në bari rastësia me alarmin për bombë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Agasi, rrezik për NATO-n”, Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Monitoroni hetimin, Rama të japë dorëheqjen 27 Gusht 2026, 13:4213:42Politike Arrestimi i Agasit i negociuar? Berisha: Me urdhër të Ramës, Balla takoi Gysin në Elbasan 27 Gusht 2026, 13:0113:01Politike Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Në zyrën e tij regjistroheshin ministra e deputetë, videot po fshihen 27 Gusht 2026, 12:5512:55Politike “Pasqyra” përballë “Agora-s”, Rama dhe Berisha e kthejnë politikën në garë aplikacionesh 27 Gusht 2026, 10:5310:53Politike Arrestimi i Ergys Agasit, Salianji akuza Ramës: Ka autorizuar kapjen e shtetit nga bandat 27 Gusht 2026, 09:4509:45Politike Dieta, naftë, hotele, qira e pasaporta: sa shtrenjtë u kushtojnë deputetët shqiptarëve? 26 Gusht 2026, 18:1818:18Politike