Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Tensione dhe përplasje te Ministria e Arsimit/ Protestuesit ngrenë barrikadë para autobotit, policia ndërhyn me ujë me presion për t’i shpërndarë


Situata pranë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Situata pranë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup protestuesish ka tentuar të bllokojë lëvizjen e forcave të rendit duke vendosur një barrikadë të improvizuar përpara autobotit të ujit që ndodhej i stacionuar në zonë. Për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hedhur ujë me presion drejt turmës me qëllim shpërndarjen e saj. Pas ndërhyrjes me autobotin e ujit, protestuesit janë zmbrapsur dhe janë larguar pjesërisht nga zona para ministrisë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë kontrollin e perimetrit të sigurisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb