Carlos Alcaraz është gati të rikthehet në fushë. Tenisti spanjoll ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në US Open, duke i dhënë fund një mungese prej më shumë se katër muajsh për shkak të dëmtimit në kyçin e dorës së djathtë. Alcaraz e bëri publik rikthimin përmes rrjeteve sociale, me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Here we go. Estoy de vuelta”, duke konfirmuar se do të zbresë sërish në fushë në turneun e fundit Grand Slam të sezonit. LEXO edhe...Tenis/ Pezullohet Nick Kyrgios, rezultoi pozitiv në testin e kokainës! Dikur akuzonte Sinnerin Spanjolli nuk ka luajtur që prej prillit, kur u detyrua të tërhiqej nga Barcelona Open për shkak të problemit në kyçin e dorës. Dëmtimi e detyroi të humbiste edhe Roland Garros dhe Wimbledon. Gjatë javëve të fundit, Alcaraz ka intensifikuar përgatitjet në Murcia, duke zhvilluar edhe seanca stërvitore me Holger Rune. Sinjalet pozitive nga gjendja fizike kanë bindur kampionin spanjoll se është gati për një rikthim në nivelet më të larta. US Open nis më 30 gusht, ndërsa Alcaraz do të ketë një mision të rëndësishëm në New York, të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. Në finalen e vitit 2025, spanjolli mposhti Jannik Sinner dhe ngriti trofeun. Këtë herë situata do të jetë ndryshe, pasi Sinner ka konfirmuar tërheqjen nga US Open për shkak të dëmtimit në gju. S.Dh/ReportTv.al Tenis Carlos Alcaraz us open Jannik Sinner Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6136 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
