Lajme Zone
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
BotëReport TV

Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe

Prokuroria në Split i ka propozuar Gjykatës që të vazhdojë masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, duke argumentuar se ka rrezik që ata të arratisen. Që të dy gjenden në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar, pasi u arrestuan në Kroaci.

Prokuroria e Shtetit në Qarkun e Splitit ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të akuzuar për spiunazh, përkatësisht ndaj një piloti kroat, që kishte shërbyer në misionin e KFOR-it, dhe partneres së tij serbe. Sipas aktakuzës, shtetasi kroat, J.I. teksa po shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022 vazhdimisht i kishte përcjellë informacione të klasifikuara – në të cilat kishte pasur qasje gjatë punës së tij si pilot – partneres së tij, A.M., shtetase e Serbisë, raporton Index.hr. LEXO edhe...Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës mbi Ibër Sipas aktakuzës, ai e dinte se partnerja e tij i mblidhte këto informacione për një shtet të huaj, një entitet të huaj ligjor dhe për një person që punonte me ta. Shtetasja serbe akuzohet se më pas këto informacione të siguruara i ka përcjellë në disa adresa të huaja. Prokuroria në Split i ka propozuar Gjykatës që të vazhdojë masën e paraburgimit për dy të akuzuarit, duke argumentuar se ka rrezik që ata të arratisen. Që të dy gjenden në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar, pasi u arrestuan në Kroaci. Pas zbulimit të këtij rasti, që fillimisht u bë publik nga media kroate Index, autoritetet në Kosovë shprehën gatishmëri për bashkëpunim për këtë rast me homologët e tyre kroat. Në fund të gushtit të vitit 2025, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë e serbes A.M., në Mitrovicë të Veriut. Në atë kohë, nga Policia e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se në shtëpinë e saj ishte gjetur një sprej, disa gëzhoja dhe fishekë. A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX). Index kishte raportuar se informacionet e siguruara nga piloti kroat, serbja A.M. ja kishte përcjellë anëtarëve të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Sipas këtij mediumi, informacionet konfidenciale kishin të bënin me lëvizjet dhe planet e KFOR-it dhe lëvizjen e serbëve në veri të Kosovës. Ndërkaq, media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi vitin e kaluar se hetuesit kroatë, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku gjetën mesazhe komprometuese që i shtynë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar. Sipas mediave kroate, A.M. kishte transferuar informacionet përmes platformave të enkriptuara. Kur u zbulua ky rast, nga NATO-ja deklaruan për REL-in se aleanca “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”. Në misionin e KFOR-it, nga 4.657 pjesëtarë sa janë aktualisht, 151 janë nga Kroacia. Lidhur me këtë rast, ekspertët e sigurisë kishin thënë për REL-in se rastet e spiunazhit nga shtetet armiqësore janë të ndërlikuara dhe mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Kosova, ndërkaq, viteve të fundit ka kryer arrestime të disa personave të cilët i akuzon për spiunazh në të mirë të Serbisë. Rasti i fundit ndodhi më 13 gusht, kur një shtetas i Kosovës u arrestua nën dyshime për spiunazh në të mirë të Serbisë./ REL R.Xh/ReportTv.al Kroaci KFOR aktakuzat spiunazh Piloti kroat dhe e dashura e tij serbi kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6176 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?