Report Tv ka siguruar pjesë mga dosja e vrasjes së portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil. Në dosje, zbulohet e gjithë dinamika e plotë e sherrit, brenda një harku kohor prej 6 minutash që përfi deri në vrasjen me thikë të 20-vjeçarit. Sipas hetimeve dhe kqyrjes së kamerave të sigurisë ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. LEXO edhe...Delegacioni i Global Sumud Flotilla në Vlorë, Ministria e Turizmit u ‘zë pritë’: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por nuk shkuan në ishull! Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit (VIDEO) Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit. “Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave rezultoi si vijon: Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit "Principotes” dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga pas”, thuhet në dosje. Më tej dinamika vijon: Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore të “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konretisht David Gjana alias Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngivrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezllonave. Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë. Sokrati godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi David Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngivrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vien shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan. Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim duke u futur brenda në det. Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe ata e shtyinë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonëve të plazhit “Paradise” ky vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur. Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të “Principotes”, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri, Igli Cekani që e shoqëron nga mbas në drejtim të lokalit “Principotes”. lajm ne përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Vlore Ksamil Sokrat Vata David Heurtevent Luis Miguel Varela Mendes Principotes Ksamil vrasja e portugezit Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 6229 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

