Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Teatër i shëmtuar”/ Shehaj: Rama-Belinda, përfaqësuesit e fundit të klasës politike 35-vjeçare të korruptuar


Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në seancën plenare me 85 votat e mazhorancës, përfshi edhe deputetit që e kundërshtoi Erion Braçe si dhe të ish-zv.kryeministres në hetim nga SPAK, Belinda Ballukut, e cila u paraqit në Kuvend vetëm në momentet e votimit.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas miratimit të Reformës Territoriale në seancën plenare me 85 votat e mazhorancës, përfshi edhe deputetit që e kundërshtoi Erion Braçe si dhe të ish-zv.kryeministres në hetim nga SPAK, Belinda Ballukut, e cila u paraqit në Kuvend vetëm në momentet e votimit. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj e ka quajtur të gjithë këtë një teatër të shëmtuar. “Braçe bën të dëshpëruarin, Balluku sillet si shefe, Peleshi bën ushtarin. Secili me rolin e vet në këtë teatër të shëmtuar, ku Parlamentin e trajtojnë si pronë private”, shprehet ai. Shehaj i quan Ramën dhe Ballukun si përfaqësuesit e fundit të kësaj ‘klase politike të korruptuar’ teksa thekson se shumë shpejt, ata do të dalin përpara drejtësisë për të dhënë llogari për veprat e tyre korruptive. “Edi Rama dhe Belinda Balluku janë përfaqësuesit e fundit të një klase politike të korruptuar që u ka nxirë jetën qytetarëve shqiptarë në këto 35 vjet. Dhe nuk po pranojnë fundin e tyre. Do të dalin para drejtësisë, pavarësisht manovrave, pavarësisht pushtetit që kanë dhe pavarësisht parave që kanë vjedhur”, thekson Shehaj. Sipas kreut të Mundësia, kjo shfaqje dhe tallje e mazhorancës me qytetarët, është e fundit për këtë klasë politike që prej 35 vitesh ka abuzuar me besimin e qytetarëve shqiptarë.

“Ajo që Rama dhe Balluku nuk kanë kuptuar është se nuk e shmangin dot drejtësinë, as me shfaqje, as me manovra të tjera. Ata janë përfaqësuesit e fundit të klasës politike 35-vjeçare të korruptuar”, thekson Shehaj.

REAGIMI I PLOTE I AGRON SHEHAJT:

Pamja e Braçes që voton i dëshpëruar reformën territoriale, ndërkohë që kolegët e tij e marrin me të mira, është diskredituese. Jo vetëm për ata, në fakt, por për të gjithë këtë klasë politike të korruptuar që bëjnë këto shfaqje të neveritshme në Parlament.

Por kjo nuk është e vetmja, në fakt. Shikoni Belinda Ballukun sesi hyn në Kuvendin e Shqipërisë si shefe e madhe dhe sapo ulet në karrigen e saj, të cilën e shpërfill, sepse ajo është, në fakt, zv.kryeministrja. Sapo ajo ulet, ushtari Niko Peleshi merr urdhrin për të filluar votimin, sepse zonja e madhe erdhi.

Tani, nuk e kanë kuptuar që Edi Rama dhe Belinda Balluku janë përfaqësuesit e fundit të një klase politike të korruptuar që u ka nxirë jetën qytetarëve shqiptarë në këto 35 vjet. Dhe nuk po pranojnë fundin e tyre. Do të dalin para drejtësisë, pavarësisht manovrave, pavarësisht pushtetit që kanë dhe pavarësisht parave që kanë vjedhur. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb