Një shpërthim i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë e disa të tjerë më lehtë. Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë. Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave.” Por pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjecari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjecari Dorian Hysa. Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë. Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

