Lajme Zone
Skandali i SHISH! Prençi: Ka biseda mes kryeministrit dhe Ergys Agasit. Pse i rrezikohet jeta Vlora Hysenit
PolitikëBalkanWeb

Skandali i SHISH! Prençi: Ka biseda mes kryeministrit dhe Ergys Agasit. Pse i rrezikohet jeta Vlora Hysenit

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin Në Shënjestër, bëri deklarata të forta.

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin Në Shënjestër, bëri deklarata të forta. Prençi theksoi se ka biseda mes kryeministrit Rama dhe Ergys Agasit. Për Prençin, Hysenit i rrezikohet jeta, sepse ka dhënë informacion sensitiv tek grupi i organizuar. Shemsi Prençi: Në dijeninë time, ka biseda mes kryeministrit dhe Ergys Agasin. SPAK e ka menduar mirë arrestimin e Vlora Hysenit në detyrë. Hyseni në dosje ka raportuar se do takohej disa herë me kryeministrin. Ndërkohë, për arrestimin e Agasit, desha të them se kishte dy javë që ndiqej. Agasi në disa raste shkonte në një klinikë private, për të takuar një person, që ishte në “arrest me burg”, por se ky shtetas merrte leje nga burgu. Ky person ka lidhje me pastrimin e parave të Agasit. Në këto kushte, SPAK i është drejtuar gjykatës, për ta lënë në “arrest shtëpie”. Në gjykimin tim, masa u dha e tillë, duke qenë se tashmë është përfolur se nuk duhet përdorur shumë masa e sigurisë “arrest me burg”. Kalimi i informacionit sensitiv tek bota e krimit ia rrezikon jetën Vlora Hysenit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ne shenjester Shemsi Prençi shish skandali Vlora Hyseni