Ajo që bie më shumë në sy është se emërimet që Kryeministri ka zgjedhur për platformat e krijuara muajt e fundit, tregon shumëçka mbi mënyrën se si është qeverisur vendi në këto vite; pabesisht, pa llogaridhënie dhe pa meritokraci... Në një vend si Shqipëria, ku problemet janë të prekshme dhe mund t’i hasësh në çdo aspekt të jetës dhe kërkojnë ndërhyrje reale dhe fizike për t’i përmirësuar ato, Kryeministri Edi Rama mbetet i vendosur se platformat ‘online’ janë zgjidhja.
Pasditen e sotme, Rama mori pjesë në prezantimin e “Shkallës së Meritës”, një nismë që synon forcimin e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe vlerësimit të punonjësve në administratën publike, në kuadër të objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Duke u ndalur te rëndësia e meritokracisë, Rama theksoi se merita duhet të jetë kusht themelor për punësimin dhe ngritjen në karrierë në administratën shtetërore. Sipas tij, qytetarët e gjykojnë funksionimin e shtetit përmes përvojës së drejtpërdrejtë me institucionet, ndërsa nëpunësit duhet të kenë garanci se përkushtimi dhe rezultatet e tyre do të ndikojnë në zhvillimin profesional. Në këtë kuadër, ai e cilësoi “Shkallën e Meritës” si një komponent të ri të transformimit të administratës, pas nismave BESA, Pasqyra dhe Prania Besnike.
“Merita është një domosdoshmëri për të shërbyer në shtet. Shqipëria është rreshtuar e para në rajon për administratën publike dhe përmirësimet në administratën publike. Përtej indekseve, është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, kërkon karrierë përmes meritës së tij. Është njeriu që brenda administratës kërkon që merita të jetë kushti për ngjitjen e shkallëve të karrierës. Qytetari nuk takohet me indekset globale, strategjitë, apo programet dhe as nuk e shikon veten nëpër pasqyrat ku reflektohet përmirësimi i Shqipërisë, por ai takohet me shtetin në një eksperiencë personale. Prandaj ne e kemi marrë këtë hap transformues, jo shumë të bujshëm, por të thellë, duke nisur nga BESA, duke vazhduar me Pasqyrën dhe me Praninë Besnike dhe sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës.
Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohen”, tha kryeministri Rama.
Në një kohë ku Administrata është fryrë në maksimum me patronazhistë dhe ku vetë Partia Socialiste mbahet në pushtet me deputetë që nuk kanë asnjë kontribut ose meritë në PS-së, por vetëm ngrenë kartonin me urdhër të tij, Rama flet se si platforma mrekullibërëse do të ndërtojë një administratë bazuar në meritokraci.
Rama theksoi se përzgjedhja dhe promovimi i nëpunësve duhet të bazohen te merita, me synimin për të nxitur konkurrencën dhe motivimin brenda institucioneve. Sipas kryeministrit, krijimi i një sistemi që garanton vlerësimin sipas aftësive, kontributit dhe rezultateve do të mundësonte një ndryshim të rëndësishëm në funksionimin e administratës publike, duke e përgatitur atë për kërkesat e procesit të integrimit europian.
“Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohen”, tha kryeministri Rama. Përzgjedhja e nëpunësve do të bëhet sipas meritës. Ky është një detyrim që ne e kemi parësor sot, që duke motivuar njerëzit përmes meritës dhe duke e bërë element bazë brenda administratës për të rritur konkurrencën dhe të garancive që do të vlerësohesh për atë që je, ne mund të bëjmë sot atë kapërcim që dje dukej krejt i pamundur për t’i kaluar, por sot do të bëhet realitet”, tha Rama.
Ajo që bie më shumë në sy është se emërimet që Kryeministri ka zgjedhur për platformat e krijuara muajt e fundit, tregon shumëçka mbi mënyrën se si është qeverisur vendi në këto vite; pabesisht, pa llogaridhënie dhe pa meritokraci. Krijimi i këtyre platformave nuk garanton se do të ndryshojë gjë në mënyrën e qeverisje, por përkundrazi tregon se një qeverisje e tillë ishte ‘zgjedhje’ e mirë menduar./Pamfleti rama merita Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Bëjini 4 vjet, jo 60 ditë”, Bardhi sfidon Ramën: Shkelni Kushtetutën, por frikën nuk e fshihni dot 9 Tetor 2026, 15:2815:28Politike Fati i Ballkanit në duart e Francës? Enrico Letta paralajmëron për bllokimin e zgjerimit të BE-së 9 Tetor 2026, 15:1015:10Politike Sali Berisha kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitje”, Kushtetuesja kthen çështjen në Gjykatën e Lartë 9 Tetor 2026, 13:4713:47Politike Përplasje dhe shishe uji në Kuvend ndaj Ramës, Balla mesazh opozitës: I keni bërë llogaritë gabim me PS 9 Tetor 2026, 12:3412:34Politike Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum 9 Tetor 2026, 12:3312:33Politike Zgjerimi në “korsinë e ngadaltë”: Gjashtë vende të Ballkanit mbeten në pritje të BE-së 9 Tetor 2026, 12:2212:22Politike

