Mirela Kumbaro dhe Artan Hoxha / Me Udhëzimin nr. 14, datë 3 gusht 2026, ministrja e Arsimit hoqi Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm nga vartësia e Bordit të Administrimit dhe ia kaloi rektorit të Universitetit të Tiranës, megjithëse ai drejton institucionin që kjo strukturë duhet të auditojë... Një tjetër skandal është zbuluar në veprimtarinë e rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Në qendër të tij qëndron përpjekja për të marrë nën kontroll Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, së bashku me arkivin dhe dosjet e kontrolleve financiare të kryera në universitet dhe në gjashtë fakultetet e tij.
Artan Hoxha ka drejtuar Universitetin e Tiranës gjatë gjashtë viteve të fundit, ndërsa më parë ka mbajtur për katër vjet detyrën e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë. Denoncimet e depozituara ndaj tij në SPAK lidhen me përdorimin e fondeve buxhetore, të ardhurat nga tarifat e studentëve, kontratat e qirave, pagat fiktive, donacionet dhe sponsorizimet.
Tani që mandatit të tij të dytë i kanë mbetur më pak se dy vjet, rektori ka nisur lëvizjet për të marrë nën administrim strukturën që ruan dokumentacionin e auditimeve të këtyre veprimtarive.
Prej një viti, Artan Hoxha ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Mbështetja e saj institucionale i ka hapur rrugën skemës për kalimin e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm nën vartësinë e rektorit.
Fillimisht, Artan Hoxha tentoi ta manipulonte dhe ta vendoste nën kontroll këtë drejtori, e cila funksiononte si strukturë e pavarur për auditimin ekonomik dhe financiar të universitetit dhe të gjashtë fakulteteve. Pasi nuk ia arriti, kërkoi ndërhyrjen e ministres Kumbaro për ta realizuar ndryshimin nëpërmjet një akti zyrtar.
Me Udhëzimin nr. 14, datë 3 gusht 2026, ministrja e Arsimit urdhëroi që Drejtoria e Auditimit të Brendshëm në Universitetin e Tiranës të hiqej nga vartësia e Bordit të Administrimit dhe të kalonte nën vartësinë e drejtpërdrejtë të rektorit. Më pas, me shkresën nr. 3185, datë 25 shtator 2026, Artan Hoxha njoftoi drejtoreshën e Auditimit të Brendshëm, Ilda Kamberi, se brenda datës 30 shtator 2026 duhej t’i dorëzonte atij strukturën, arkivin e dosjeve dhe të gjitha kompetencat e veprimtarisë audituese.
Ky ndryshim krijon një konflikt të drejtpërdrejtë interesi. Rektori drejton institucionin që auditohet, ndërsa me skemën e re kontrollon edhe strukturën që duhet të verifikojë përdorimin e fondeve dhe ligjshmërinë e vendimeve të tij.
Kalimi i kontrollit nën vartësinë e Artan Hoxhës i jep atij mundësinë të kontrollojë dosjet e auditimeve të mëparshme dhe proceset që do të zhvillohen gjatë mandatit 2024-2028. Kjo ngre dyshimin se rektori mund ta përdorë strukturën për të pastruar gjurmët e aferave të denoncuara dhe për të prodhuar auditime fiktive mbi administrimin financiar të universitetit.
Ministrja Mirela Kumbaro ka mbështetur këtë ndërhyrje, megjithëse Drejtoria e Auditimit të Brendshëm nuk duhet të varet nga titullari që ajo ka për detyrë të kontrollojë. Përfshirja e saj kërkon sqarim publik dhe verifikim ligjor për mënyrën se si u hartua dhe u miratua Udhëzimi nr. 14.
Në vijim, “Pamfleti” do të publikojë një raport auditimi me të dhëna për administrimin financiar të Universitetit të Tiranës gjatë drejtimit të Artan Hoxhës. Dokumentet përfshijnë veprime të kryera nëpërmjet administratorëve, si dhe raste nga Fakulteti i Drejtësisë, ku Artan Hoxha emëroi administratore ish-sekretaren dhe bashkëpunëtoren e tij, Gjeragjina Çela./Pamfletirektori artan hoxha mirela kumbaro auditi i brendshëm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve 9 Tetor 2026, 13:1813:18Anti-Mafia Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit dhe Fatmir Mediut të Gërdecit në Himarë 8 Tetor 2026, 19:2019:20Anti-Mafia Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit 8 Tetor 2026, 13:3713:37Anti-Mafia Nga droga te tenderët e ilaçeve: Ilir Shehu (Pasholli), ortakëria me burrin e Olta Xhaçkës dhe heshtja e SPAK-ut 6 Tetor 2026, 11:4611:46Anti-Mafia Rektori i Universitetit të Tiranës, 'Prokurori i zi' i diktaturës; 694 tenderë e 62 milionë euro, me doktoraturë të vjedhur 5 Tetor 2026, 18:3518:35Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia

