Kryeministri u dërgoi një mesazh atyre që, sipas tij, kishin nënvlerësuar fuqinë politike të socialistëve. Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për ndarjen e re administrative dhe territoriale, duke e cilësuar votimin një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë dhe duke përcjellë një mesazh për kundërshtarët politikë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se, pavarësisht debateve të brendshme dhe zhvillimeve politike, votimi i mbrëmshëm tregoi edhe një herë forcën e Partisë Socialiste.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese”, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri u dërgoi një mesazh atyre që, sipas tij, kishin nënvlerësuar fuqinë politike të socialistëve.
“Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë ‘hesape pa hanxhinë’ me Partinë Socialiste”, përfn reagimi i Ramës. Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese???????? Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste????
— Edi Rama (@ediramaal) October 9, 2026 Kuvendi miratoi dje në mesnatë projektligjin për ndarjen e re administrative dhe territoriale me 85 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar prej 84 votash të nevojshme për kalimin e tij. Reforma parashikon reduktimin e numrit të bashkive me 15.
Votimi u zhvillua mes tensioneve dhe përplasjeve në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetë të Partisë Demokratike hodhën sende në drejtim të kryeministrit, i cili mbërriti në sallë pak çaste përpara votimit.
Vëmendje mori edhe qëndrimi i deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, të cilët më herët kishin paralajmëruar se do të votonin kundër projektligjit, por në fund votuan pro tij. Pas seancës, Braçe deklaroi se do ta shpjegonte vendimin e tij të nesërmen. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma Territoriale: 'rebelët e rremë' të PS-së që dirigjohen nga Edi Rama 9 Tetor 2026, 07:5007:50Politike Shkrirja e Bashkisë së Selenicës, Berisha shigjeton Vullnet Sinajn:Brenda 3 ditësh u ktheve në eunuk 9 Tetor 2026, 07:3307:33Politike Reforma territoriale, Salianji akuza Ramës: Po masakron territorin, Berisha po i bëhet krah! 9 Tetor 2026, 07:3307:33Politike Nga buzëqeshja e Ramës te reagimi i Braçes, momentet pikante që nuk u panë pas votimit të Reformës Territoriale (Foto) 9 Tetor 2026, 07:2007:20Politike Rama vë në rresht Braçen, Spiropalin dhe socialistët e tjerë, miratohet me 85 vota pro reforma territoriale 9 Tetor 2026, 01:0701:07Politike Vullnet Sinaj e zbukuron edhe më shumë kthesën: Selenica nuk duhet të shkrihet, por partia thotë ndryshe! 8 Tetor 2026, 23:0323:03Politike

