Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Alarm për bombë në mbledhjen e prokurorëve, policia në gatishmëri pas emailit kërcënues


Alarm nga njoftimi per vendosjen e një bombe është shkaktuar edhe gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së e-mailit kërcënues në adresë të dhjetëra institucioneve.

Alarm nga njoftimi per vendosjen e një bombe është shkaktuar edhe gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së e-mailit kërcënues në adresë të dhjetëra institucioneve. Sipas informacioneve paraprake, mesazhi përmban kërcënime për vendosjen e një mjeti shpërthyes, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse të sigurisë. Në orën 10:00 ne ‘Polin e Drejtësisë’ do të zhvillohej mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve nga ku do të zgjidhen tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe një anëtar në Këshillin Drejtues të Magjistraturës. Por mbledhja është pezulluar për momentin derisa Policia të ushtrojë kontrollet. Policia që po ndjek situatën, pritet të verifikojë përmbajtjen e emailit, si dhe vërtetësinë e pretendimeve për praninë e një mjeti shpërthyes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: alarm bombe