Lajme Zone
Të rinjtë dalin në protestë në Elbasan, djegin koshat e mbeturinave! Policia në terren (VIDEO)
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të rinjtë dalin në protestë në Elbasan, djegin koshat e mbeturinave! Policia në terren (VIDEO)

Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e 5-të e protestës, këtë të shtunë në Elbasan po zhvillohet protesta e radhës. Në Elbasan është dita e tretë e protestës.

Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e 5-të e protestës, këtë të shtunë në Elbasan po zhvillohet protesta e radhës. Në Elbasan është dita e tretë e protestës. Të mbledhur në rrugët kryesore të qytetit, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre teksa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në krahasim me tubimet e zhvilluara në ditët e mëparshme, sot në rrugët e Elbasanit vihet re një pjesëmarrje më e pakët në numër. Ata kanë djegur koshat e mbeturinave dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore. Marshi po vijon i organizuar përgjatë akseve kryesore, ndërsa forcat e rendit po ndjekin ecurinë e tubimit për garantimin e sigurisë.