Të miturit që përfshihen në veprime të dhunshme gjatë protestave mund të mbajnë përgjegjësi penale që në moshën 14 vjeç. Paralajmërimi vjen nga Ministria e Brendshme, e cila u është drejtuar të rinjve dhe prindërve të tyre, ndërsa protestat në Tiranë vijojnë të shoqërohen me akte të paprecedenta dhune. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, sqaroi se sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Pse partitë tona opozitare nuk e dënojnë dhunën? "Ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton ata nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin dhe shkatërrimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese. Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë" tha ajo. Zëvendësministrja deklaroi se situata është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës të regjistruara deri në orët e pasdites, mes tyre edhe sulmi ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë. "Dua të theksoj se, pavarësisht akteve të veçuara të dhunës të regjistruara deri në këto orë të pasdites, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë, situata është nën kontroll dhe Policia e Shtetit është në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike" tha ajo. Ajo falënderoi prindërit dhe kujdestarët që iu përgjigjën thirrjes së ministrisë dhe shoqëruan fëmijët në shkollë, duke shmangur përfshirjen e tyre në protesta ku ekziston rreziku i përplasjeve të dhunshme. Ruseti nënvizoi se pjesëmarrja në një protestë nuk e bën askënd përgjegjës për veprimet e të tjerëve, por e drejta për të protestuar nuk përjashton përgjegjësinë individuale për dhunën, dëmtimin e pronës, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese. "Të rinjve që ndodhen pranë zonave të përplasjeve u bëjmë thirrje edhe një herë, largohuni nga dhuna! Mos lejoni që nxitja e dikujt tjetër, presioni i grupit apo thirrje në rrjetet sociale t’ju çojë drejt veprimeve që mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të të tjerëve! Ushtrojeni të drejtën tuaj për protestë në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi" deklaroi ajo. Ora 18:54 Protestat në Tiranë, Piro Vengu: Të rivendoset rendi në rrugë, policët dhe zjarrfikësit meritojnë vlerësim Në një kohë kur protestat në Tiranë po shoqërohen me përplasje dhe akte dhune të paprecedenta, ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti Piro Vengu ka dalë me një mesazh për rivendosjen e rendit në rrugë, por edhe për vlerësimin e atyre që janë në shërbim të qytetarëve.Përmes një postimi të shoqëruar me fotografinë e një kaske të kuqe zjarrfikësi, mbi të cilën bie në sy flamuri kuqezi, Vengu shkruan se vendit i duhen institucione që qëndrojnë në këmbë dhe njerëz që përmbushin detyrën.Vengu kërkon që mësuesit, ushtarakët, policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore, duke argumentuar se rivendosja e rendit të vlerave dhe përgjegjësive është edhe kusht që dialogu demokratik të sjellë ndryshim.Postimi i plotë i Piro Vengut:“Një Komb është i pavarur për aq sa ka forcën të vendosë për fatin e vet dhe të mbrojë atë që ndërton. Kjo forcë kërkon institucione që qëndrojnë në këmbë dhe njerëz që dinë, munden dhe guxojnë të përmbushin detyrën.Ndaj duhet rivendosur rendi. Rendi në rrugë, por edhe rendi i vlerave dhe i përgjegjësive: çfarë çmojmë, kujt i besojmë dhe cilin zgjedhim të shpërblejmë. Kur vlerat dhe përgjegjësitë vendosen në rendin që u takon, dialogu demokratik mund të nisë dhe të sjellë ndryshim. Ky është edhe thelbi i rritjes së pagave dhe shpërblimeve për Policinë e Shtetit.Arsimtarët, ushtarakët e policët, mjekët e infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore. Për përgjegjësinë që mbajnë dhe për shembullin që një shoqëri zgjedh t’u japë fëmijëve të saj.Kujdestarët e brezave dhe të parakushteve për një të ardhme më të mirë për të gjithë duhet të jenë në krye: në vlerësim, në shembull dhe në shpërblim”. Share U.D/ReportTv.al anisa ruseti protestat kunder qeverise Komento Komente Esati: 19/10/2026 18:14 Ju lutem mos e përdorni fjalën të : "mitur", se na përzihet. Ata janë rrugaçë të rrezikshëm. E gjora Tiranë në duart e kujt ka rënë!!! Përgjigju Boti: 19/10/2026 18:14 Demo kermilli as fytyren nuk do te nxjerre ne keto kercenime skandaloze ndaj minorenve dhe nxjerr kete patronazhisten qe spaska piken e sedres dhe parimit. Rrofte rinia qe po ju merr me shpulla. Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7299 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

