Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Protestueset denoncojnë: Policët ushtruan dhunë, ndaluan së qëlluari sapo erdhën mediat


Disa shoqe, që kanë qenë në protestë gjatë ditës së sotme denoncuan dhunën e policisë ndaj tyre.

Disa shoqe, që kanë qenë në protestë gjatë ditës së sotme denoncuan dhunën e policisë ndaj tyre. Një prej tyre deklaroi se policët ushtruan dhunë dhe se dhuna e efektivëve ka mbaruar, sapo kanë parë mediat. Një tjetër protestuese theksoi se efektivët kanë qëlluar edhe me gurë. Protestuesja e tretë nënvizoi se ka dale në tubim sepse kostoja e jetesës në Shqipëri është shumë e lartë dhe se me 500 mijë lekë të vjetra nuk ia del dot që të mbijetosh. Protestuesja: Unë dhe gocat ishim fshehur nga policia, se e dimë se na kapnin. Më qëlluan në buzë. Na rrahën, një gocë tjetër u godit me një gurë nga policia. Kur erdhën mediat, efektivët ndaluan dhunën. Protestuesja 2: Na qëlluan me gurë, që e kanë hedhur policët. Kur erdhët ju, thjesht na shtynë, se panë kamerat.

Protestuesja 3: Ne protestojmë për të drejtat tona. Duam që shkollat të jenë tamam, edhe pensionet janë shumë të ulëta. Punojmë gjithë familja dhe prapë llogaria nuk del. Me 500 mijë lekë çfarë do bësh. Ushqimet dhe çdo gjë janë tepër të shtrenjta. Nuk ka rob që në ndalon. Kemi marrë kërcënime që mos të protestojmë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Denoncimi protesta