Pas disa orësh qetësie përpara Kryeministrisë, protesta në Tiranë ka marrë një tjetër rrjedhë, duke u zhvendosur nëpër rrugët e kryeqytetit dhe duke u shoqëruar me incidente të reja. Nga Ministria e Brendshme deri pranë Muzeut Historik Kombëtar, marshimi i demonstruesve është shoqëruar me sulme ndaj efektivëve, përdorim të gazit lotsjellës dhe ndërhyrje të policisë me ujë. Dita e shtatë e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me tensione dhe përplasje të reja në Tiranë. Situata është përshkallëzuar gjatë mbrëmjes, ndërsa forcat e policisë janë angazhuar në disa zona të qendrës së kryeqytetit për të përballuar incidentet.
Zhvillimet e mbrëmjes kanë ardhur pas disa orësh qëndrimi të demonstruesve përpara Kryeministrisë. Pas orës 15:00, për më shumë se dy orë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk janë regjistruar incidente. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë qëndruar përballë godinës së qeverisë, ndërsa policia i ka lejuar të afrohen pranë ndërtesës. Më pas, protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit, duke u zhvendosur drejt rrugëve të tjera të kryeqytetit. Gjatë lëvizjes, një grup të rinjsh është ndalur pranë Ministrisë së Brendshme, ku ka sulmuar godinën dhe punonjësit e policisë të vendosur për ruajtjen e saj.
Efektivët kanë reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të larguar personat e përfshirë në sulm. Ndërhyrja ka sjellë shpërndarjen e protestuesve nga zona përreth ministrisë, ndërsa pjesa tjetër e turmës ka vijuar lëvizjen drejt qendrës së qytetit.
Incidentet kanë vazhduar pranë Muzeut Historik Kombëtar, në zonën e Sheshit “Skënderbej”. Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur fishekzjarrë, duke shkaktuar një tjetër përplasje. Këtë herë, policia është përgjigjur me ujë ndaj grupeve që po sulmonin efektivët.
Pas këtyre episodeve, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të protestuesve nëpër rrugët e qendrës. Efektivët kanë lëvizur në drejtimin e turmës, ndërsa demonstrata ka vijuar si marshim, pa u përqendruar në një pikë të vetme.
Përpara zhvillimeve të mbrëmjes, tensione ishin regjistruar edhe në Rrugën e Durrësit dhe pranë Parkut Rinia. Këto incidente kanë qenë pjesë e një dite gjatë së cilës situata ka ndryshuar disa herë, nga përplasjet në rrugë te qëndrimi paqësor përpara godinës së qeverisë.
Ndërkohë, masat e sigurisë rreth Kryeministrisë mbeten të larta. Për të tretën ditë, në zonë janë vendosur edhe forcat speciale RENEA, krahas efektivëve të tjerë të policisë. Pranë ndërtesës janë pozicionuar furgonë dhe automjete speciale, ndërsa në pjesën e pasme janë ngritur tenda për dhënien e ndihmës së parë për punonjësit e rendit.
Gjatë shtatë ditëve të demonstratave janë regjistruar sulme me gurë, sende të forta, fishekzjarrë dhe mjete ndezëse ndaj forcave të rendit. Një pjesë e incidenteve ka përfunduar me arrestime dhe procedime penale, ndërsa autoritetet kanë shtuar praninë policore pranë institucioneve shtetërore.
Mes ngjarjeve për të cilat policia ka ndërmarrë veprime është edhe sulmi ndaj Gjykatës së Apelit. Për dëmtimin e dyerve dhe xhamave të institucionit janë arrestuar pesë persona, mes tyre një 16-vjeçar, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet ndaj punonjësve të policisë dhe ka kërkuar zbatimin e ligjit ndaj personave përgjegjës për dhunën dhe dëmtimin e pronës. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa demonstratat kanë vazhduar për shtatë ditë radhazi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kryeministria si bunker, RENEA rikthehet pranë godinës së qeverisë 19 Tetor 2026, 18:2618:26Aktualitet Rikthimi i tensioneve në Kryeqytet, protestuesit zhvendosen në drejtim të sheshit “Skënderbej” 19 Tetor 2026, 18:2318:23Aktualitet Rikthehen tensionet, gaz lotjellës dhe përplasje pranë Ministrisë së Brendshme 19 Tetor 2026, 18:1418:14Aktualitet Të miturit në protestat e dhunshme, Ministria e Brendshme nxjerr Kodin Penal: Përgjegjësia nis në 14 vjeç 19 Tetor 2026, 18:1318:13Aktualitet Protestuesit largohen nga Kryeministria, nis marshimi përgjatë bulevardit 19 Tetor 2026, 18:0618:06Aktualitet Pas gazit dhe tensioneve, bie qetësia në bulevard; protestuesit qëndrojnë paqësisht para Kryeministrisë 19 Tetor 2026, 17:3417:34Aktualitet

