Debati që bëhet që prej shpërthimit të guerriljes së egër urbane që dogji Tiranën, është se kjo rrugë ekstremę, të cilën disa “ideologë” të kësaj lufte është një manual për të arritur një qëllim politik. Ku sipas tyre mjetet ligjore, kur dhuna e vandalizmi mbizotëron kërkon një proces politik. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Pse partitë tona opozitare nuk e dënojnë dhunën? Ndërkohë që të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë SHBA, BE kanë dënuar hapur dhunën e kërkuar një dialog politik, përveç Moskës, edhe një zyrtare e lartë e Kosovës, ka mbajtur një qëndrim entizuziast të dhunës, duke akuzuar policinë për kalimin e cakut. Po çfarë procesi politik mund të sjell kjo lloj “proteste”? Ajo në vetvete është maksimaliste, siç është çdo lëvizje radikale, ajo është irruptive, si çdo lëvizje e dhunshme, është lëvizje shantazhuese, që kërkon efektin maksimal. Megjithatë, nuk është tamam kështu, pasi manuali i “Chavesit” që përsëritet në emisionet që propagandojnë protestën, është një mjet politik në kuptimin e plotë të fjalës. Madje siç e ka thënë gjenerali e studiuesi shumë i cituar prusian, Carl von Clausewitz: “Lufta është vijimi i politikës me mjete të tjera”. Çfarë do të thotë kjo? Një shenjë e kësaj logjike ishte incidenti me Kleves Balliun, i cili përjashto aspektet tragjiko-komike, ishte një ngjarje politike. Do të thotë: çdo organizatë e dhunshme kërkon një legjitimitet politik, kërkon një hapësirë politike, e cila në kushte normale, duke vepruar në një sistem demokratk alternance nuk e realizon. Modelet? E kanë nisur revolucionarët e kuq të vendeve të pasura afrikane apo latino-amerikane, që me ndihmën e madhe të KGB-së e kanë arritur legjitimitetin e tyre në pushtet, e më pas janë kthyer në faktor i palëvizshëm. Në Nikaragua për shembull, një vend që bëhej rëndom në informacionin tonë politik të së martës në vitet 80 të shekullit të shkuar, ende në pushtet është guerrilasi sandinist Daniel Ortega dhe klani i tij, që është kthyer në një narkokartel i rrezikshëm. OÇP e Jaser Arafatit, ishte në start një organizatë terrori, që kreu akte të frikshme e të rënda terrori, por më pas arriti të legjitimohej si një aktor politik relevant, që arriti marrëveshjen mes Izraelit dhe Palestinës, madje i dhanë edhe Nobelin për Paqe, edhe pse kishte urdhëruar vrasje fëmijësh apo të moshuarish. Pas asaj marrëveshjeje, e çmimit për paqe vranë edhe një politikan e gjeneral legjendë të Izraelit, Itshak Rabininin. Pastaj është Hamasi, e cila është një organizatë tipike ekstremistę që kërkon asgjë më shumë por Palestinën nga “Lumi në Det” dhe zhdukjen e Izraelit. Edhe pse ka ngjizur filozofinë e islamit politik të Vëllazërisë Muslimane, që kërkon vendosjen e sheriatit dhe kalifatit, Hamasi u pranua si interlekutor. Izraeli i Netyanahut i dha edhe Gazën në vitin 2005. Më pas ndodhi 7 tetori 2023 dhe gjërat kanë ndryshuar përfundimisht sot. Megjithatë, thelbi, filozofia, e këtyre lëvizjeve që vijnë nga abisi, nga margjinat, nga një mjedis politik ekstrem është e njëjtë. Ata duan që të hyjnë në tavolinë duke kërcënuar dhe ofruar ferrin. Negociatat me të sjellin së paku purgatorin. Në këtë rast si është loja? Të fusë në tryezën e negociatat pikërisht faktorin politik që hodhi në lumë Kleves Balliun. Po kush është ky faktor politik? Antifa apo majtistët e Qorit e Vetëvendosjes? Në fakt nuk është aspak ashtu. Pasi faktori politik më relevant që edhe ka aftësi kontrolluese dhe menaxhuese është islami politik që e kontrollojnë qarqet neotomane nga Turqia. Duke e rikapituluar gjithë këtë lëmsh; për ta futur të gjithë këtë faktor kaq heterogjen politik, nuk ka shumë dilema. Nuk është vetëm në lojë thjesht një proces i thjeshtë; qeveri tranzitore e zgjedhje të lira, por duhet edhe një interlekutor politik i krizës. i cili në këtë rast nuk do të kërkohet të jetë SHBA apo BE, por edhe Ankaraja, e cila do hapë inatin e saj me Izraelin. E mendo si do ndahet torta e këtij procesi politik imam-bajalldi/ Tema U.D/ReportTv.al ankara BE SHBA ylli pata protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7299 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

