Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës Përbërësit: LEXO edhe...Sallatë verore nga zonja Albana 2 kg ngjala300 gr miell200 ml vaj ulliri1 kg qepë10 thelpinj hudhra250 gr karrota1 tufë majdanoz3-4 kumbulla të thata200 gr oriz kokërrvogël100 ml uthullGjethe dafinePiper i zi kokërrKripë sipas dëshirësPërgatitja: Pastrojmë ngjalën duke i hequr stomakun dhe kokën. Ngjala mund të përgatitet e tëra, por mund edhe të pritet në copëza rreth 5 cm gjatësi. Kalojmë ngjalën në miell të përzier me kripë, e skuqim në vaj të nxehtë nga të gjitha anët. Largojmë ngjalën nga tigani dhe e lemë mënjanë. Në të njëjtën enë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e grira derisa të zbuten. Shtojmë karrotat prerë në feta dhe orizin. E rregullojmë me piper, gjethe dafine, e shuajmë me uthull dhe e lëmë të avullojë. Shtojmë kripë dhe 2-3 kumbulla të thata për ta bërë më të ëmbël. Shtrojmë ngjalën në tavë dhe më pas gjellën me oriz. Hedhim rreth 450 ml ujë të ngrohtë mbi harxhë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. MC/ReportTv.al receta zonjaalbana tave me ngjala receta tradiconale tave me ngjala e shirokes shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.2% Jo! 18.8% Disi! 3% Vota total: 3834 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
