Lajme Zone
TASK FORCE/ Vendimi, 81 vite burg për ish krerët e UÇK
EkonomiSyri

TASK FORCE/ Vendimi, 81 vite burg për ish krerët e UÇK

SYRI TV

SYRI TV Anëtarë të Sindikatës së Punonjësve të Transportit Taksi kanë protestuar këtë të mërkurë para bashkisë së Tiranës, duke ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të mjeteve taksi, që sipas tyre ka ardhur si pasojë e dhënies pa limit të licencave. Taksistët kërkojnë largimin e mjeteve të palicencuara, uljen e taksave dhe subvencionimin e sektorit. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse institucionet nuk u japin zgjidhje kërkesave të tyre.Lexo edhe:Aktivistët: Ligji i ri për personat me aftësi të kufizuar do të mbetet një tjetër premtim në letër Anëtarë të Sindikatës së Punonjësve të Transportit të Shqipërisë kanë protestuar këtë të mërkurë para Bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte për vështirësitë me të cilat përballet sektori i taksive në vend. Taksistët ngritën si shqetësim kryesor dhënien pa limit të licencave, e cila sipas tyre, ka sjellë shtimin pa kriter të mjeteve të taksive, duke e çuar numrin e tyre në rreth 4 mijë vetëm në kryeqytet. Pjesëtarët e Sindikatës së Taksive kërkojnë heqjen nga qarkullimi të mjeteve të palicencuara, uljen e taksave, si dhe dhënien e subvencioneve për këtë sektor. Taksistët paralajmërojnë se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta do të përshkallëzohet. Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Taksive, këto kërkesa u janë drejtuar prej vitesh institucioneve, por deri më tani nuk ka pasur një zgjidhje për problemet e sektorit.