Lajme Zone
Taranto 2026/ Mundja i dhuron Shqipërisë medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, Abakarov dhe Dudaev në finale për arin
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Taranto 2026/ Mundja i dhuron Shqipërisë medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, Abakarov dhe Dudaev në finale për arin

Këtë të hënë dy rusët e natyralizuar si shqiptarë do kërkojnë të ngrejnë sërish flamurin kuqezi, siç e kanë bërë edhe më parë.

ITALI - Shqipëria ka siguruar medaljet e para në Lojërat Mesdhetare 2026 që po zhvillohen në Taranto të Italisë, me sportin e mundjes që është protagonist kryesor. Ardit Zeneli ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë siguruar të paktën medaljen e argjendtë, teksa sot do të luftojnë për arin në finalet e kategorive të tyre. Në stilin greko-romak, Ardit Zeneli u ngjit në podium në kategorinë deri në 67 kilogramë. Mundësi shqiptar mposhti grekun Stavros Ntounias me rezultatin 9-8, pas një dueli të luftuar, në të cilin Zeneli arriti ta përmbysë situatën dhe të sigurojë medaljen e bronztë. LEXO edhe...GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce Rezultate të rëndësishme kanë regjistruar edhe Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët kanë avancuar deri në finale në stilin e lirë. Abakarov garoi në kategorinë deri në 65 kilogramë. Ai e nisi turneun me një fitore 3-0 ndaj egjiptianit Eman, ndërsa në sfidën e radhës mposhti sirianin Dirki me rezultatin 6-2. Me këtë sukses, Abakarov siguroi një vend në finale, ku do të përballet me turkun Duman për medaljen e artë. Në kategorinë deri në 74 kilogramë, Islam Dudaev zhvilloi një paraqitje bindëse. Fillimisht, ai mposhti shqiptarin e Kosovës Egzon Xhoni me rezultatin 11-2, ndërsa në çerekfinale kaloi pa vështirësi grekun Georgios Ioakeimidis, duke fituar 10-0. Në gjysmëfinale, Dudaev u përball me spanjollin Mohammad Mottaghinia dhe siguroi një tjetër fitore, këtë herë 3-1. Në finale ai do të përballet me mundësin shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Fati Vejseli, në duelin që do të vendosë medaljen e artë. Finalet e Abakarov dhe Dudaev do të zhvillohen pasditen e së hënës, me dy mundësit shqiptarë që do të synojnë të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit. Ndërkohë, të hënën nis garimin edhe Albina Drazhi, e cila do të duelojë në çerekfinale të stilit të lirë në kategorinë deri në 68 kilogramë. Shqipëria shpreson të shtojë më tej numrin e medaljeve në këto Lojëra Mesdhetare. S.Dh/ReportTv.al lojerat mesdhetare Taranto 2026 koksh mundje itali Ardit Zeneli zelimkhan abakarov islam dudaev Albina Drazhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1030 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?