Lajme Zone
Makina e bërë shoshë nga plumbat/ Detaje nga vrasja në Dukagjin, babë e bir u zunë në pritë nga dy persona
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Makina e bërë shoshë nga plumbat/ Detaje nga vrasja në Dukagjin, babë e bir u zunë në pritë nga dy persona

Viktimat janë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili i mbijetoi të shtënave. Ai mori plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pamje nga vendngjarja Dyshohet se autorët përdorën dy armë, një kallashnikov dhe një MP5. Përdorimi i dy armëve ka ngritur dyshimet se në sulm morën pjesë të paktën dy persona. Zbardhen detaje nga atentati i djeshëm me armë zjarri në zonën e Dukagjinit, ku humbën jetën babë e bir, ndërsa një person i tretë që udhëtonte me ta mbeti i plagosur.

Viktimat janë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili i mbijetoi të shtënave. Ai mori plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Atentati dyshohet se ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën e fshatit Xhan. Babë e bir po largoheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin dhe po udhëtonin drejt Shkodrës, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan mbi automjetin e tyre.

Sipas të dhënave të fundit, hetuesit gjetën në vendngjarje më shumë se 50 gëzhoja. Dyshohet se autorët përdorën dy armë, një kallashnikov dhe një MP5. Përdorimi i dy armëve ka ngritur dyshimet se në sulm morën pjesë të paktën dy persona.

Lazër Bashi ndodhej në pjesën e pasme të automjetit në momentin e të shtënave. Pas ngjarjes, ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Shkodrës dhe më pas u transportua në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s u angazhuan në zonë për të kontrolluar territorin dhe për të gjurmuar autorët. Policia mori njoftimin rreth orës 17:20, ndërsa efektivët arritën në vendngjarje rreth orës 19:00. Terreni i vështirë malor dhe distanca kanë ndikuar në kohën e mbërritjes.

Familjarët u kanë thënë hetuesve se nuk kishin dijeni për konflikte apo kërcënime ndaj Prelë dhe Lekë Gjonit. Sipas dëshmive të tyre, një ditë më parë babë e bir kishin shkuar në shtëpinë e vjetër në Dukagjin, ku kujdeseshin edhe për disa koshere bletësh. Në momentin e sulmit po ktheheshin drejt banesës së tyre në zonën e Grudës, në Shkodër.

Grupi hetimor po shqyrton disa pista për të përcaktuar motivin e atentatit. Një prej tyre lidhet me divorcin e 57-vjeçarit nga bashkëshortja rreth tre muaj më parë. Çifti kishte katër fëmijë. Deri tani, megjithatë, hetuesit nuk kanë prova që e lidhin divorcin me vrasjen, ndaj kjo mbetet vetëm një prej pistave që po verifikohen.

Në vëmendje të hetuesve është edhe aktiviteti i Lekë Gjonit. Ai punonte me kamion dhe sipas të dhënave të deritanishme, ditët e fundit kishte transportuar materiale ndërtimi për një banesë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit. Gjithashtu kishte një eskavator, me të cilin punonte së bashku me një banor tjetër të zonës.

Policia po punon për të përcaktuar motivin, për të rindërtuar lëvizjet e viktimave përpara sulmit dhe për të identifikuar autorët. Koha mes atentatit dhe mbërritjes së forcave të policisë dyshohet se u ka krijuar agresorëve mundësi të largohen nga zona.atentati me 2 viktima ne dukagjin wmremove transformed chatgpt image aug 23 2026 06 08 46 pm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasja në Greqi, zbardhen minutat para krimit: Kamerat, telefonat dhe dëshmitë që po heton policia 24 Gusht 2026, 07:3807:38Kronike Humbi jetën në aksidentin në Manzë, trupi i 26-vjeçares Sara Brugnatelli mbërrin në Itali 24 Gusht 2026, 07:2407:24Kronike Zjarr te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët rrezikojnë disa hotele 23 Gusht 2026, 22:1822:18Kronike Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet drejt makinës së 24-vjeçarit; identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 23 Gusht 2026, 20:2620:26Kronike Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, i dënuar për evazion fiskal 23 Gusht 2026, 20:1620:16Kronike Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, zbardhen pistat ku po heton policia; RENEA 'blindon' zonën! 23 Gusht 2026, 19:3119:31Kronike