Lajme Zone
Jon Myzyri “qeras” me 450 milionë lekë kompaninë e Tom Doshit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Jon Myzyri “qeras” me 450 milionë lekë kompaninë e Tom Doshit

Dokumentet zyrtare dëshmojnë se si vetëm për një lot të vetëm është shpallur fitues operatori "Aldosch-Farma" SHPK, me një vlerë oferte prej 433 milionë lekësh pa TVSH.

Jonaid Myzyraj, Tom Doshi Megjithëse në letra ajo figurë e regjistruar nën pronësinë e Aqif Hoxhës (një ish-punonjës pranë bizneseve të Tom Doshit), fijet e fshehura çojnë drejtpërdrejt tek biznesmeni i shpallur non grata në SHBA, Tom Doshi. Jonaid Myzyri i OBP i cili sapo ka marrë drejtimin e këtij institucioni pas periudhës së tij si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) ka qërasur Tom Doshin me thuajse gjysmë miliardi lekë.

Dokumentet zyrtare dëshmojnë se si vetëm për një lot të vetëm është shpallur fitues operatori "Aldosch-Farma" SHPK, me një vlerë oferte prej 433 milionë lekësh pa TVSH.

Kompania Aldosch-Farma nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe opinionin publik. Megjithëse në letra ajo figurë e regjistruar nën pronësinë e Aqif Hoxhës (një ish-punonjës pranë bizneseve të Tom Doshit), fijet e fshehura çojnë drejtpërdrejt tek biznesmeni i shpallur non grata në SHBA, Tom Doshi.

Në vitin 2003, kompania u themelua nga ortaku i Tom Doshit, Tonin Shpati, me një kapital modest prej 100 mijë lekësh.

Aqif Hoxha, pronari i sotëm në letër, rezulton gjithashtu kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë "Antibiotik", e cila kontrollohet drejtpërdrejt nga perandoria e Tom Doshit.

Një hetim i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë në vitin 2015 zbuloi se kompania ALDOSCH kishte kaluar në llogarinë personale të Tom Doshit një shifër marramendëse prej 7.7 milionë eurosh, një fakt ky që pret ende një përgjigje të plotë nga SPAK.

Pas vitit 2015, "Aldosch-Farma" ka njohur një hov të frikshëm, duke siguruar rreth 2.7 mijë tendera në shëndetësi dhe duke u shndërruar në kompaninë me numrin më të lartë të fitimeve publike në këtë sektor, ku shpesh ka arritur të rrëmbejë deri në 50 tendera brenda një dite të vetme.

Fakti që Jon Myzyri, i cili vjen pas një karriere ku ka menaxhuar institucione kyçe të prokurimeve si KPP-ja merr drejtimin e OBP-së dhe vijon të vulosë fitoren e miliona lekëve për këtë rrjet kompanish, ngre pikëpyetje serioze për kapjen e institucioneve dhe konfliktin e pastër të interesit.

A do të mjaftojnë këto dokumente dhe transferta miliona euroshe që SPAK të zbrijë realisht në terrenin e shëndetësisë, apo tenderët klientelistë do të vijojnë të financojnë të njëjtat klientela politiko-biznesmene?/ JOQ jon myzyri “qeras” me 450 milionë lekë kompaninë e tom doshit gvregezsg etgergerg Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bilanci i zjarreve/ 7 vatra aktive, problematike situata në Krastë të Krujës; flakët pranë zonave të banuara 23 Gusht 2026, 15:1515:15Aktualitet Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Triportit, zjarri rrezikon Pyllin e Sodës 23 Gusht 2026, 14:4514:45Aktualitet U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me foto 23 Gusht 2026, 13:5113:51Aktualitet Radhë në Kakavijë, 20 mijë shqiptarë rikthehen drejt Greqisë pas pushimeve verore 23 Gusht 2026, 11:3811:38Aktualitet Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit 23 Gusht 2026, 11:1611:16Aktualitet “Ikin pa kthim”/ Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit 23 Gusht 2026, 10:3810:38Aktualitet