Foto ilustruese Policia përballet me një person të armatosur gjatë një aksioni kundër kultivimit të kanabisit në fshatrat e Pukës... Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Kodërbojë në Pukë.
Burime bëjnë të ditur se në këtë zonë ndodhej një skuadër policore, e cila po mbante nën vëzhgim një parcelë të dyshuar me kanabis.
Dyshohet se efektivët janë pikasur nga kultivuesit e drogës, të cilët më pas janë larguar. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë. Fillimisht u tha se ishin kultivuesit që hapën zjarr, por policia sqaroi më pas se ishin efektivët. “Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.
Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.
Pas të shtënave, efektivët kanë kërkuar menjëherë përforcime, për shkak edhe të terrenit të thellë malor ku ndodhet parcela. Drejt zonës është nisur gjithashtu një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
Ngjarja vjen vetëm tre ditë pasi në të njëjtën zonë u arrestua një person për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.policia kanabis Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike “Le Parisien” jehonë vrasjes në Ksamil: Policia në kërkim të Bekim Bulicës, pronari i "Principotes" fshehu krimin 22 Gusht 2026, 19:1119:11Kronike “Principotes” çerdhe krimi, si u mobilizua gjithë stafi për të shpëtuar vrasësin; 20-vjeçari u la të vdiste në shezlong 22 Gusht 2026, 17:4117:41Kronike Plagoset ushtari i FA-së gjatë luftës me flakët në Mirditë, dërgohet me urgjencë drejt Traumës 22 Gusht 2026, 16:5016:50Kronike "Nxito..."/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të "Principotes": Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua zbathur 22 Gusht 2026, 16:4416:44Kronike Policia aksion në Portin e Durrësit, kapen 127 pako me drogë; 3 persona në pranga 22 Gusht 2026, 15:0315:03Kronike Kamerat zbulojnë dinamikën e krimit në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes 22 Gusht 2026, 14:5814:58Kronike

