Real Madrid e nisi sezonin me një fitore drithëruese 2-1 ndaj Espanyol.
Triumfi i dhuroi trajnerit Jose Mourinho fitoren e tij të shtatë radhazi në debutimet e tij në stolin e ekipeve të ndryshme.
Madridenët e nisën takimin mjaft mirë, ku Jude Bellingham kaloi miqtë në avantazh me goditje me kokë pas një goditjeje dënimi nga Arda Guler. Vendasit u përgjigjën shpejt dhe barazuan shifrat me anë të Alex Calatrava pas një depërtimi të Javi Hernandet.
Pjesa e dytë solli trysni të vazhdueshme nga Real Madridi, teksa Bellingham goditi shtyllën dhe Federico Valverde iu afrua golit të dytë.
Mourinho aktivizoi në fushë edhe blerjen e re Yan Diomande si dhe talentin e ri Carlos Espi për të rifreskuar sulmin.
Përpjekjet e madrilenëve u shpërblyen vetëm në minutat shtesë të takimit. Espi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë duke kaluar portierin Marko Dmitrovic dhe siguroi tre pikët e para për Real Madridin. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

