Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)


Këtë të hënë në pikën kufitare të Kakavijës është shënuar një fluks udhëtarësh. Pala shqiptare është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke funksionon vetëm me një sportel në hyrje çka bën që lëvizja të jetë mjaft e ngadaltë.

Pasi kaluan pushimet verore në atdhe, emigrantët që jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në këtë fund gushti. Këtë të hënë në pikën kufitare të Kakavijës është shënuar një fluks udhëtarësh. Pala shqiptare është duke punuar me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje ndërkohë që pala greke funksionon vetëm me një sportel në hyrje çka bën që lëvizja të jetë mjaft e ngadaltë. LEXO edhe...SHBA pezulloi përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, përfshi Shqipërinë e Kosovën! Gjykata Federale rrëzon vendimin e Trump Në 24 orët e fundit shërbimet e policisë në Kakavijë bëjnë me dije se kanë kaluar 11534 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3932 në hyrje dhe 7602 në dalje, si dhe 3228 mjete - nga të cilat 1046 në hyrje dhe 2182 në dalje. Xh.K/E.H/ReportTv.al kakavije Gjirokaster emigrante Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.7% Keq 30% Nuk e di 8.3% Vota total: 1078 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?