Lajme Zone
'Taranto 2026'/ Kombëtarja U-21 fiton 3-1 derbin kundër Kosovës dhe është pranë kualifikimit, Alban Bushi ndëshkohet me karton të kuq
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Taranto 2026'/ Kombëtarja U-21 fiton 3-1 derbin kundër Kosovës dhe është pranë kualifikimit, Alban Bushi ndëshkohet me karton të kuq

Pas barazimit 1-1 me moshatarët e Italisë, kuqezinjtë mposhtin përfaqësuesen dardane.

ITALI, Lecce - Kombëtarja shqiptare U-21 e futbollit ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare 'Taranto 2026', teksa mbrëmjen e të hënës mundi Kosovën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të Grupit B. Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive dhe siguruan tri pikë të rëndësishme. Shqipëria e zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë me Ersi Boden, ndërsa Valentin Daja dyfishoi avantazhin. Në minutat shtesë, Arlind Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të kuqezinjve. Para përfundimit të takimit Kosova gjeti rrugën e rrjetës me Edor Hajdinin. Në këtë sfidë trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë për protesta. LEXO EDHE:Italia ashpërson Kodin Rrugor, 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën Me këtë rezultat, Shqipëria shkon në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve dhe vijon me ambicie aventurën në “Taranto 2026”, duke qenë pranë kalimit të grupit. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Algjerisë, më 26 gusht, në orën 21:00. Renditja, Grupi B:Algjeria 6 pikëShqipëria 4 pikëItalia 1 pikëKosova 0 pikë S.Dh/Shqiptarja.com TAG: itali Lecce lojerat mesdhetare Taranto 2026 fshf kombetarja U-21 alban bushi kosova Ersi Bode Valentin Daja Arlind Lleshi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53.2% Keq 33.3% Nuk e di 13.5% Vota total: 564 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?