Lajme Zone
KF Tirana shlyen borxhet, FIFA e lejon të regjistrojë futbollistët e afruar në verë! Skënderbeu ende me probleme
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

KF Tirana shlyen borxhet, FIFA e lejon të regjistrojë futbollistët e afruar në verë! Skënderbeu ende me probleme

12 afrime ka bërë KF Tirana këtë verë, me trajnerin Dean Klafuric që u kushtëzua në humbjen 3-0 kundër Egnatias.

KF Tirana dhe trajneri Dean Klafuric mund të marrin frymë lirisht, pasi bardheblutë nuk janë më në 'listën e zezë' të FIFA-s dhe mund të regjistrojnë afrimet e reja të bëra në këtë afat kalimtar të transferimeve. Për shkak të borxheve të mëparshme ndaj ish-zyrtarëve apo ish-futbollistëve, KF Tirana ishte e bllokuar nga FIFA për të regjistruar emrat e rinj, ndërsa bardheblutë kanë shlyer borxhet dhe tanimë janë zyrtarisht të pastër. LEXO edhe...'Taranto 2026'/ Kombëtarja U-21 fiton 3-1 derbin kundër Kosovës dhe është pranë kualifikimit, Alban Bushi ndëshkohet me karton të kuq Trajneri i KF Tiranës, Dean Klafuric, e pati të vështirë në javën e parë të sezonit të ri pasi nuk mund të përdorte 12 afrimet e verës, më shumë se gjysmën e ekipit. Kjo gjë solli edhe humbjen 3-0 kundër Egnatias. Patric Stanic, Leonat Vitija, Joseph Colley, Leon Misja, Bojan Ilievski, Ardit Krymi, Mateo Maci, Bernard Berisha, Drilon Hazrollaj, Aimar Bami, Tomislav Kis dhe Erdon Daci janë edhe zyrtarisht pjesë e KF Tiranës për sezonin e ri. Nga ana tjetër, Skënderbeu i Korçës ka ende një çështje borxhi për të larë dhe ende trajneri Julian Ahmataj nuk mund të përdorë zyrtarisht në ndeshje futbollistët e afruar gjatë kësaj vere. Edhe korçarët janë pranë zgjidhjes së situatës dhe në orët në vijim mund të marrin dritën jeshile për regjistrimet e reja në sistemin e FIFA-s. Faximile nga faqja e FIFA-s, Skënderbeu vijon të jetë në 'listën e zezë' të borxheve S.Dh/ReportTv.al Dean Klafuric skenderbeu tirana fshf superliga FIFA Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 33.5% Nuk e di 14.3% Vota total: 651 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?