Lajme Zone
Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka
Të tjeraReport TV

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka

Pas më shumë se një muaji në luftë me flakët, këtë të martë kemi një përmirësim të situatës nga zjarret. Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje, njoftoi Ministria e Mbrojtjes

Tre vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin në malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Herlmës, ndërsa 6 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja kryesore mbetet në Dajt, ku vijon ndërhyrja me 20 forca të ushtrisë dhe zjarrfikësve. Pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara. LEXO edhe...Vendoret 2027/ Braçe: Do t’i shkoj deri në fund garës për Tiranën! Kandidati i PS të mos vijë me ‘njoftim në mur’, socialistët duhet të zgjedhin (VIDEO) Në Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, pa rrezik për zonat e banuara. Kryesisht zjarri është në territor të thepisur dhe shkëmbor, me 9 efektivë në terren. Një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit në Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore. Në Pukë, situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Zjarri Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht. Zona vijon në monitorim për ndonjë situatë të papritur të rindezjes së zjarrit. Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë. Pavarësisht menaxhimit dhe angazhimit të strukturave të mbrojtjes civile për të minimizuar dëmet nga zjarret, veçanërisht në zonat e banuara, mijëra hektarë pyje raportohen të djegura nga zjarret e kësaj vere. Lajm në përditësim… Xh.K/SI.E./ReportTv.al zjarret 2026 mali i dajtit puke Gjirokaster Tirane Diber tepelenë Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 33.5% Nuk e di 14.3% Vota total: 651 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?