ITALI - Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e të hënës dy ndeshjet e fundit për raundin e parë të sezonit të ri 2026-27. Lazio fitoi 0-1 në fushën e Bolognas falë golit të Frattesit, ndërsa Roma bëri detyrën duke fituar 4-0 kundër Fiorentinës me tre gola që u shënuan nga Donyell Malen. Në 'Olimpico', vendasit e Romës fituan 4-0 kundër Fiorentinës duke bërë që ekipit vjollcë t'i riktheheshin makthet e sezonit të shkuar. Heroi i vendasve ishte sulmuesi holandez, Donyell Malen, autor i tre golave për të tijtë. Duhej minuta e 27-të që vendasit të zhbllokonin ndeshjen, pikërisht me golin e Malen. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa Malen u kujdes që të shënonte edhe dy herë në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutat 52 dhe 60-të. Paçka se në fushë kishte emra si Joao Mario, Fagioli, Mastantuono, Kean apo Brescianini, ekipi i Fabio Grossos u duk 'i fikur', aq sa pësoi edhe golin e katërt me autor Nicolo Pisilli katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se në të tre golat e Malen asistoi Dybala. LEXO edhe...VIDEO/ Malen nuk është normal, tripletë në fitoren 4-0 të Romës kundër Fiorentinës Në 'Renato Dall'Ara', Bologna vendase luftoi, por u mposht 0-1 nga Lazio. Trajneri Gannaro Gattuso iu fal golit të Davide Frattesit në minutën e 59-të duke marrë tri pikë në debutim. Frattesi, i afruar këtë verë nga Interi, pritet të jetë lideri i ri i mesit të fushës për Lazion. Serie A, raundi i parë: 22 gusht 2026 Udinese 1-1 Como Inter 4-1 Monza Parma 0-1 Cagliari Genoa 0-2 Napoli 23 gusht 2026 Venezia 0-2 Lecce Frosinone 0-1 Juventus Torino 1-2 Milan Atalanta 2-1 Sassuolo 24 gusht 2026 18:30 Bologna 0-1 Lazio 20:45 Roma 4-0 Fiorentina Renditja: Share Ora 10:06 VIDEO/ Frattesi lideri i ri i Lazios, i jep fitoren 0-1 kundër Bolognas Në 'Renato Dall'Ara', Bologna vendase luftoi, por u mposht 0-1 nga Lazio. Trajneri Gannaro Gattuso iu fal golit të Davide Frattesit në minutën e 59-të duke marrë tri pikë në debutim. Frattesi, i afruar këtë verë nga Interi, pritet të jetë lideri i ri i mesit të fushës për Lazion. Share Ora 10:05 VIDEO/ Malen nuk është normal, tripletë në fitoren 4-0 të Romës kundër Fiorentinës Në 'Olimpico', vendasit e Romës fituan 4-0 kundër Fiorentinës duke bërë që ekipit vjollcë t'i riktheheshin makthet e sezonit të shkuar. Heroi i vendasve ishte sulmuesi holandez, Donyell Malen, autor i tre golave për të tijtë. Duhej minuta e 27-të që vendasit të zhbllokonin ndeshjen, pikërisht me golin e Malen. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa Malen u kujdes që të shënonte edhe dy herë në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutat 52 dhe 60-të. Paçka se në fushë kishte emra si Joao Mario, Fagioli, Mastantuono, Kean apo Brescianini, ekipi i Fabio Grossos u duk 'i fikur', aq sa pësoi edhe golin e katërt me autor Nicolo Pisilli katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se në të tre golat e Malen asistoi Dybala. Share S.Dh/ReportTv.al serie a itali Bologna lazio roma Fiorentina Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 33.5% Nuk e di 14.3% Vota total: 651 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

