Lajme Zone
KulturëReport TV

Përfundon sot pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Shenjtë të Tomorrit, besimtarët: I urojmë të gjithëve shëndet e lumturi (VIDEO)


Pas më shumë se një javë ritesh, lutjesh dhe pelegrinazhi, festa e Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit përfundon këtë mbrëmje, duke lënë pas një tjetër vit të mbushur me besimtarë, traditë dhe lutje në këtë vend të shenjtë.

Mali i Shenjtë i Tomorrit u kthye për shtatë ditë në një nga destinacionet më të mëdha të pelegrinazhit fetar në vend. Nga 17 deri sot, rreth 700 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora dhe vende të ndryshme të botës udhëtuan drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit. LEXO edhe...Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) Besimtarët ngritën çadrat në malin e shenjtë, kryen ritualet fetare dhe kurbanin tradicional, ndërsa shumë prej tyre u ngjitën në këmbë drejt majës së Tomorrit, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit. Për pritjen e pelegrinëve, sipas Teqesë së Kulmakut, u morën një sërë masash. U siguruan çadra, ujë i pijshëm, ndriçim, tualete dhe ambiente për pushim e kamping. Gjithashtu, u ngritën dy pika të posaçme për therjen dhe pjekjen e mishit, me qëllim parandalimin e zjarreve në pyjet përreth.Por, pavarësisht përgatitjeve, organizatorët thonë se janë përballur edhe me probleme. “Ne morëm një sërë masash, por disa qytetarë nuk i kanë respektuar. Për shembull disa prej tyre kanë hedhur mbeturinat vend e pa vend, shoferë që xhirojnë. Por fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur asnjë incident”, shprehet Zalo Qato, sekretar i përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut. Zalo Qato ka akuzuar pushtetin vendor bashkia Skrapar për mungesë mbështetjeje gjatë pelegrinazhit, duke theksuar se pjesa më e madhe e organizimit është përballuar nga vetë administratorët e Teqesë. Ndërkohë, ai ka vlerësuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit. “Ambulanca dhe policia kanë qenë këtu, por pushteti lokal duhet të ishte më i angazahuar. Kjo nuk është pronë e jona, por e të gjithëve”, thotë ai. Për besimtarët, udhëtimi drejt malit të shenjtë të Tomorrit është një traditë që përsëritet çdo vit. Shumë prej tyre thonë se udhëtojnë qindra kilometra për të qenë pjesë e kësaj feste dhe për t’u lutur për shëndet, paqe dhe mirësi në familjet e tyre. “Ky është viti i parë që erdha dhe jam kënaqur shumë. I uroj të gjithë besimtarëve shëndet e lumturi”, thotë një besimtare. “Kemi ardhur nga Fieri, ky është viti i tretë që vijmë këtu. Zoti na ka sjellë shumë mirësi”, shprehet një tjetër. Kulmi i pelegrinazhit ishte më 22 gusht, kur numri i vizitorëve në Teqenë e Kulmakut dhe në zonën përreth arriti pikun. Për garantimin e rendit dhe shmangien e aksidenteve, Drejtoria Vendore e Policisë Berat angazhoi rreth 150 forca policie. Efektivët patrulluan në akset rrugore që të çojnë drejt malit, ndërsa në terren u angazhuan strukturat e qarkullimit rrugor, rendit dhe hetimit. Xh.K/E.H/ReportTv.al Teqeja e Kulmakut pelegrinazhi mali i tomorrit Berat Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 33.5% Nuk e di 14.3% Vota total: 651 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?