Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Ka pasur probleme me familjen”/ Krimi në Lushnje, banori: 45-vjeçari ka qenë me kartelë, vjet e çuan në Elbasan…

Lidhur me krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, në një familje në Lushnje, ku 45-vjeçari Florjan Dalladaku goditi për vdekje me sqepar nënën dhe plagosi babain, ka dëshmuar për ABC News një prej fqinjëve.

Sipas tij 45-vjeçari ka pasur probleme të mëparshme me familjen, ndërkohë që ka qenë I sëmurë mendor.

“Janë familje shumë e qetë dhe punëtore. Por, ky djali thonë që ka qenë pak me probleme mendore. E kisha parë që vinte vërdallë rrugëve. Më duket se vjet këta e çuan në Elbasan. Sivjet bëri këtë. Ai kishte pasur probleme me familjen edhe më përpara. Që ka qenë pak problematik ai ka qenë, po si qysh tek nuk e di. Ai ka qenë me probleme mendore, ka qenë me kartelë”, tha fqinji. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet krimi ne lushnje