Lajme Zone
Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem.

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 00:20 në Golem.

Sipas njoftimit të Policisë, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 44-vjeçari Elton Luzati, si dhe pasagjeri, i cili ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa vijojnë edhe procedurat për identifikimin e viktimës tjetër. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentGolem