Lajme Zone
Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve të tij nga i cili mbeti e vdekur e ëma dhe u lëndua rëndë i ati.

Policia e Fierit ka marrë dëshminë paraprake të 45 vjeçarit Florjan Dalladaku për sulmin që u bëri prindërve të tij nga i cili mbeti e vdekur e ëma dhe u lëndua rëndë i ati.

Burime pranë grupit hetimor thanë për ABC Neës se 45-vjeçari nuk reagon normalisht dhe se në vend të fjalëve bën gjeste të pakuptimta tipike të një skizofreni. Po të njëjtat burime thanë se në automjetin tip “ford” me të cilin po arratisej autori i vrasjes, u gjet një çantë me ilaçe antidepresive të cilat dyshohet se Dalladaku i konsumonte për problemet mendore.

Nga ana tjetër policia thotë se po mbledh dëshmitë e te afërmve te familjes për te kuptuar nëse bashkëshortët Dalladaku kishin më herët konflikte me të birin. Motivi mbetet i paqartë pavarësisht pretendimeve se autori ka probleme shëndetësore. Në kohën e ngjarjes në banesë ishin vetëm prindërit dhe autori. Mbrëmjen e së hënës në fshatin Zhym Florion Dalladaku sulmoi prindërit me sqepar duke lënë të vdekur nënën 80 vjeçe dhe plagosur rëndë babain 77 vjeçar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Florjan Dalladakuvrasja ne lushnje