Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duket se ka gjetur edhe një burim të ri këshillash për të komentuar protestat që kanë përfshirë vendin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla tregoi se kishte pirë kafe me një hoxhë, i cili i kishte kujtuar mësimet e Kuranit kundër shkatërrimit dhe dhunës. Një mesazh që vjen në një kohë kur tensionet politike dhe përplasjet gjatë protestave kanë qenë në qendër të vëmendjes.
“Kam parë këto ditë me keqardhje edhe disa vajza të besimit islam, që identifikohen për shkak të hixhabit të cilat përfshihen në akte dhune. Sot në mëngjes takova për kafe një hoxhë, i cili më tregoi se Kurani na mëson: ‘Mos bëni shkatërrime në tokë, pasi ajo është vënë në rregull’ (El-A'raf). Allahu nuk e do shkatërrimin. Zemërimi nuk e justifikon dhunën, dhe asnjë kauzë nuk e kthen shkatërrimin në drejtësi”, shkruan Balla.
Reagimi i socialistit vjen në një moment kur të rinjtë vijojnë të protestojnë kundër qeverisë.

