Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Takimet në Pogradec/ Rama: Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, ministrat çdo muaj do ndjekin drejtoritë! Socialistët: ‘Besa’ në çdo ministri, duhet reflektim (VIDEO)


Një ditë pas përfundimit të takimeve 2-ditore me strukturat e PS dhe qeverinë në Pogradec, Kryeministri Rama ka postuar një përmbledhje qëndrimesh në takimin e së dielës me krerët socialistë në qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, si edhe me ministrat. Mazhoranca e konsideron një reflektim të domosdoshëm ndryshimin e qasjes në qeverisje, ndërsa Rama thotë se ‘fiksimi’ i çdo socialisti d

Një ditë pas përfundimit të takimeve 2-ditore me strukturat e PS dhe qeverinë në Pogradec, Kryeministri Rama ka postuar një përmbledhje qëndrimesh në takimin e së dielës me krerët socialistë në qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, si edhe me ministrat. Mazhoranca e konsideron një reflektim të domosdoshëm ndryshimin e qasjes në qeverisje, ndërsa Rama thotë se ‘fiksimi’ i çdo socialisti duhet të jetë shqetësimi i qytetarëve. Kryeministri Rama kërkon që ministrat të mbajnë nën vëzhgim çdo muaj punën e drejtorive që kanë në varësi. “Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht të gjithë drejtoritë. Nëse është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshojnë gjërat”, thotë Edi Rama. LEXO edhe...Mbledhja e Ramës me ministrat në Pogradec, Berisha: Aheng qeveritar! Mashtron, asnjë zgjidhje për hallet e qytetarëve Socialistët e konsiderojnë të nevojshëm një reflektim pas viteve të gjata në qeverisje dhe kërkojnë që dëgjimi i problemeve të qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe rezultate konkrete. “Dokumenti ‘Besa’ synon që të vërë emra konkretë për shqetësime që artikulohen në publik”, tha Mirela Kumbaro. “Të njohim problemet e familjes, si edhe problemet e biznesit, problemin e profesionistit, por edhe atë të pensionistit”, tha Ogerta Manastirliu. “Besa dhe Prania Besnike ngrenë një shqetësim shumë domethënës. Pas një periudhe të gjatë qeverisje ekziston rreziku i erozionit të besimit”, tha Arbian Mazniku. “Sfida më e madhe do të jetë si ta kthejmë dëgjimin në një vendimmarrje dhe rezultat”, tha Erion Malaj. “Padyshim që një reflektim i tillë i thellë është i domosdoshëm”, tha Evis Kushi. “Kjo është komplet kulturë e re që ne duam të përqafojmë, qeverisjen”, tha Milva Ekonomi. Enea Karakaçi propozoi që në çdo ministri të ketë një njësi “Besa”. “Do ishte me vlerë të kishim edhe nga një njësi ‘Besa’ në secilën ministri”, tha Enea Karakaçi. Një tjetër pikë ku socialistët kërkojnë ndryshim është përgjegjësia për rezultatet. Adea Pirdenji thotë se mungesa e performancës nuk duhet të kalojë pa pasoja. “Një nga problematikat kryesore lidhet me tendencën e vazhdueshme, të përhershme, për të mos ndëshkuar mungesën e performancës”, tha Adea Pirdenji. Për Fatmir Xhafajn, synimi duhet të jetë forcimi i marrëdhënies mes qeverisë dhe qytetarëve, ndërsa Bledi Çuçi e sheh dokumentin “Besa” si një kërkesë që vjen nga vetë shoqëria. “Të ndërtojmë një sistem të dyfishtë besueshmërie përmes marrëdhënies qeveri-qytetarë”, theksoi Fatmir Xhafaj. “Besa, dokumenti i parë, është një lloj imponimi që ka ardhur nga shoqëria”, tha Bledi Çuçi. Modeli i ri synohet të shtrihet në të gjithë vendin. Ervin Demo e sheh atë si një sistem që duhet të zbatohet në 12 qarqet, ndërsa Ermal Nufi e vendos përgjegjësinë për “Praninë Besnike” te drejtuesit politikë, deputetët dhe krerët lokalë të PS-së. “E para e perceptoi si një sistem kombëtar i cili duhet të aplikohet në 12 qarqet e vendit, për të kuptuar atë çfarë ndodh në territor dhe për të pasur një panoramë të qartë”, tha Ervin Demo. “Implementimi i Pranisë Besnike i ngelet drejtuesit politik, deputetit dhe kryetarëve të partisë në rrethe”, tha Ermal Nufi. “Besimin e ndërtojmë përmes të vërtetave dhe fakteve. Do të thotë përmes punës sonë”, tha Niko Peleshi. “Qeveria prodhon politikë, partia ndërton marrëdhënie, qeveria administron shtetin, partia dëgjon njerëzit. Ndarja është jashtëzakonisht shumë elegante”, tha Iris Luarasi. “Dokumenti Besa e ka sjellë të plotë atë që është institucionalizimi i asaj që është qendërzim informacioni, unifikim sjellje, analizë faktesh, reagim për fazën që vjen më pas duke marrë edhe masa”, tha Anila Denaj. Takimi me ministrat në Pogradec zgjati rreth 7 orë dhe përveç analizës dhe prioriteteve të çdo dikasteri, u përqendrua te mënyra se si qeveria do t’u përgjigjet problematikave të qytetarëve dhe te përmirësimi i shërbimeve. Rama kërkoi më shumë kontroll mbi institucionet në varësi, ndërsa në fokus u vendosën sektorë si shëndetësia, arsimi, strehimi, politikat sociale dhe çmimet e ushqimeve bazë. Pjesë e qasjes së re është edhe platforma “Pasqyrë Albania”, e cila synon që ankesat e qytetarëve të marrin përgjigje brenda dy javësh. Kryeministri shpjegoi se çdo qytetar mund ta ndjekë ankesën në kohë reale dhe se ankesat nuk mund të trajtohen "si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean". “Ne duhet të arrijmë që çdo kërkesë ta bëjmë si një letër. Pra, unë e nisa kërkesën, unë e ndjek dhe e shoh ku është dhe kush e mban përgjegjësinë. Qytetari shikon hallin e vet në kohë reale, ku shkoi, kush e ka, ka ngecur këtu, ka ngec aty dhe sistemi e kthen tek përgjegjësi dhe aty fillon llogaridhënia e përgjegjësit në atë fazë. Pse e mban. Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean”, tha Rama. "Pasqyrë Albania" do të mbështetet në dy mekanizma: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë shqetësimet dhe ankesat, dhe “Radar”, për të ndjekur në kohë reale se si po trajtohen dhe zgjidhen ato nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Ora 15:57 ‘Pasqyrë Albania’, Rama: Ankesat s’mund të jenë si shishet me letra amanetesh në oqean, qytetarët do t’i ndjekin në kohë reale! Ministrat prezantojnë prioritetet (VIDEO) Kryeministri Edi Rama publikoi një përmbledhje nga mbledhja me kabinetin qeveritar në Pogradec. Nga siguria dhe infrastruktura, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe integrimi europian, ministrat prezantuan prioritetet kryesore për secilin dikaster.Mes tyre është projekti “Smart City” për sigurinë publike, zhvillimi i industrisë ushtarake, projektet hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, si dhe krijimi i bursës së parë bujqësore. Në shëndetësi u paralajmërua vijimi i reformës në onkologji.Pjesë e diskutimeve ishin edhe “Paketa e Maleve”, turizmi, mbështetja për biznesin dhe procesi i integrimit në BE. Sipas Majlinda Dhukës, nëse procesi ecën sipas parashikimeve, Shqipëria mund të ketë në vitin 2028 draftin e traktatit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.Por Rama e vendosi sërish theksin te marrëdhënia e administratës me qytetarët dhe sistemi i ri për trajtimin e ankesave, “Pasqyrë Albania”. Kryeministri shpjegoi se përmes kësaj platforme, qytetari do të ndjekë në kohë reale ankesën e tij.“Ne duhet të arrijmë që çdo kërkesë ta bëjmë si një letër. Pra, unë e nisa kërkesën, unë e ndjek dhe e shoh ku është dhe kush e mban përgjegjësinë. Qytetari shikon hallin e vet në kohë reale, ku shkoi, kush e ka, ka ngecur këtu, ka ngec aty dhe sistemi e kthen tek përgjegjësi dhe aty fillon llogaridhënia e përgjegjësit në atë fazë. Pse e mban. Nuk mund të jenë kërkesat dhe ankesat e njerëzve si shishet që hidhnin letrat e amaneteve nga anijet kur mbyteshin në oqean”, tha Rama.Më poshtë, pjesë nga prezantimet e secilit ministërBesfort Lamallari, ministër i Brendshëm: Smart City, një projekt madhor i qeverisë shqiptare për transformimin totalisht të mënyrës se si i qasemi sigurisë publike në Shqipëri.Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes: Me industrinë ushtarake dhe me Guna Tactical kemi 75% të punimeve të përfunduara në kanterin e saj. Kemi një kapacitet i cili fillon operimin e plotë brenda këtij viti. Kemi 290 punonjës sot të punësuar në industrinë ushtarake. Me ë hapjen e kantierit të Gunës dhe të MKD-së, ne shkojmë në 1.000 punonjës brenda vitit 2027.Toni Gogu, ministër i Drejtësisë: Në shtatë muajt e parë të vitit, ndihma juridike falas ka trajtuar 4.552 kërkesa kundrejt 3700 e pak që kanë qenë në vitin e kaluar, që do të thotë jemi rritur me gati 21.8%.Petrit Malaj, ministër i Financave: Po punohet për përgatitjen e projektligj për kontributin kombëtar të Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian.Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit: Ajo që biznesi ka nevojë për në këtë fazë të zhvillimit ekonomik është informimi, është mbështetja dhe përfaqësimet dhe për këtë arsye ne kemi ndërtuar instrumentin ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’. Kemi ndërtuar një platformë në bashkëpunim me AKSHI-n në të cilin të gjithë aplikimet që do bëhen për dyfisho sipërmarrjen tënde do të jenë të ndjekura nga një grup pune i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë.Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës: Transporti hekurudhor, projekti Tiranë-Durrës-Rinas, brenda 31 gushtit përfjmë konkursin për operatorin hekurudhor. Kemi dy linjat e reja Vorë, Hani i Hotit dhe Durrës-Rogozhinë, të cilat të dyja brenda gushtit kanë përmbyllur fazën e procedurës konkurruese dhe brenda tetorit Durrës-Rogozhinë dhe brenda vitit Vorë-Hani i Hotit kemi kontratat e lidhura.Andis Salla, ministër i Bujqësisë: Kërkojmë që të krijojmë dhe bursën e parë bujqësore që fermerët të kenë një tjetër qasje ndaj shtetit shqiptar dhe nga mënyra se si ne duhet të adresojmë pjesën e problematikës që ata kanë më të madhe, pjesën e çmimit.Ervin Demo, ministër për Pushtetin Vendor: Paketa e maleve në tërësi tashmë është një sukses. Janë 52 bashki që kanë miratuar zonat prioritare. Janë mbi 460 zona prioritare të miratuara në gjithë vendin. Janë 1900 aplikime që janë bërë, aplikime reale, nuk po flasim shprehje interesit tani në nivel vendor. Janë rreth 200 aplikime që kanë kaluar marrjen e vendimit në këshillat bashkiak.Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Në turizëm siç e shikojmë kemi pasur një rritje 6.48% më shumë se sa viti i shkuar. Paralelisht në menaxhimin e bregdetit është bërë goxha mirë për rritjen e hapësirave të dedikuara për publikun. Janë shtuar me mbi 300.000 m² sivjet, më shumë krahasuar me vitin 2025, ndërsa plazhi publik përfaqëson tashmë 45% të totalit të vijës bregdetare në përgjithësi.Evis Sala, ministre e Shëndetësisë: Një nga reformat kryesore është ajo në fushën e onkologjisë. Kemi marrë një fond shtesë vetëm për baret onkologjike në 2026-n prej 26 milion euro. Buxheti i shtuar, përdorimi i mirë i këtij bilanci pozitiv ka çuar për momentin në një rritje rreth 17% e pacientëve të trajtuar me kancer. Kjo nuk do të thotë që kemi një rritje të incidencës së kancerit me 17%, por ngaqë kemi futur më shumë barna inovative dhe kemi zgjeruar indikacionet, trajtojmë më shumë pacientë dhe për rrjedhojë më pak pacientë kërkojnë një shërbim shëndetësor jashtë vendit.Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit: Është vijim i planit kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Dua të theksoj që prej dy vjetësh kjo bëhet vetë në universitetet publike dhe kemi mbyllur gjithë ciklin e gjithë mësuesve dhe tani kemi hyrë në faza specializimi. 22.000 mësues parashikojmë për vitin akademik që fillon në shtator 2026-2027.Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit: Në lidhje me korridoret e gjelbërta të Shqipërisë kemi përfunduar rehabilitimin e sipërfaqeve të marra në administrim për fidanishte nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara. Kemi kryer funksionalizimin e plotë të tetë fidanishtve publike të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me një sipërfaqe 14.000 m². Gjithashtu deri në qershor të 2027-s do të krijojnë pesë fidanishte me standarde europiane në Kukës, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: Ne kemi një propozim shumë të detajuar. Për herë të parë do kemi në shtator strategjinë, por mbi të gjitha është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta projektojmë veten në çdo formë, në çdo mënyrë, në çdo rrethanë si vend anëtar i Bashkimit Europian.Majlinda Dhuka, Kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e integrimit: Sipas kësaj rruge që kemi parashikuar, nëse gjërat shkojnë kështu, është e pritshme që në vitin 2028 Shqipëria të ketë draftin e traktatit të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe të fillojë procesi i ratifikimit.Adea Pirdenji, ministër për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin: Rishikimi dhe riformatimi i ADB-së, Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Kemi nisur një proces skanimi për ta shndërruar këtë institucion një sensor të qeverisjes nga pikëpamja e qytetarit. Share Ora 15:32 Takimet në Pogradec, ministri Hoxha: U përcaktuan qartë prioritetet deri në fund të vitit! Një diplomaci moderne për Shqipërinë europiane Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është shprehur se gjatë takimit 2 ditor të kryeministrit Edi Rama me ministrat në Pogradec, janë përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshi edhe politikën e jashtme.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkroi se qeveria do të punojë për integrimin e vendit në BE, forcimin e bashkëpunimit rajonal, modernizimin dhe thjeshtëzimin e shërbimeve konsullore dhe reformimin në tërësi të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale e meritokratike.Postimi në 'X' i ministrit Hoxha:Pogradec - Seminari i Qeverisë, një moment për të parë dhe analizuar çdo aspekt në imtësi, përtej ditës dhe rutinës, dhe për të përcaktuar qartë prioritetet deri në fund të vitit, përfshirë edhe në politikën e jashtme.Vijimësia e sukseshme e procesit të anëtarësimit në BE mbetet objektivi ynë parësor dhe do të kërkojë ritëm të shtuar, fokus të qartë dhe angazhim të plotë diplomatik.Do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për një Ballkan Perëndimor më të stabilizuar, më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më pranë Evropës.Do të modernizojmë dhe thjeshtëzojmë më tej shërbimet konsullore, duke i bërë sa më të shpejta, të aksesueshme dhe gjithnjë e më të orientuara ndaj qytetarit.Në fokus të veçantë do të jetë vijimi i reformimit të Shërbimit të Jashtëm, për një diplomaci moderne, profesionale dhe meritokratike, me një korpus diplomatik të aftë, të zhdërvjellët dhe të angazhuar për të përfaqësuar denjësisht vendin, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të krijuar më shumë vlerë të shtuar për Shqipërinë:- më shumë ndikim për imazhin e vendit dhe projektimin e tij kulturor e shoqëror;- më shumë lidhje me ekonominë dhe tregtinë;- më shumë ndërlidhje, partneritete dhe mundësi;- më shumë rezultate konkrete për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.Një Shqipëri europiane kërkon edhe një diplomaci europiane. Share SI.E./ReportTv.al PS edi rama dokumenti BESA pasqyre albania dokumenti prania besnike Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.3% Keq 33.2% Nuk e di 12.5% Vota total: 1188 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?