Lajme Zone
Marshi për ish-krerët e UÇK-së në Prishtinë, veteranët e OVL kundër pjesëmarrjes së Kurtit: Nuk i mbrojti kurrë Thaçin dhe Veselin
PolitikëReport TV

Marshi për ish-krerët e UÇK-së në Prishtinë, veteranët e OVL kundër pjesëmarrjes së Kurtit: Nuk i mbrojti kurrë Thaçin dhe Veselin

Veteranët do ta mbështesin protestën e 12 shtatorit, por thonë se përfaqësuesit e Vetëvendosjes nuk janë të mirëpritur.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë kundër pjesëmarrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në marshin e paralajmëruar për 12 shtator në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se organizata do ta mbështesë protestën, por nuk dëshiron që në të të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Sipas tij, Kurti nuk ka mbrojtur publikisht ish-krerët e UÇK-së, ndërsa kritikoi edhe qëndrimet që, sipas tij, deputetët e kësaj force politike kanë mbajtur ndaj veteranëve. LEXO edhe...'Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë', PDK dhe AAK protestojnë sërish para godinës së Qeverisë në Prishtinë “Ne do ta mbështesim protestën, por nuk mund të jemi aty me Lëvizjen Vetëvendosje. E dimë se lideri i tyre në Parlamentin e Kosovës e quan kriminel Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët. Nuk mund të jemi aty me deputetët e tij, të cilët i hoqën nga paga minimale veteranët e UÇK-së së bashku me Listën Serbe”, deklaroi Gucati. Marshi në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet më 12 shtator, 4 ditë para shpalljes së vendimit final në Hagë. OVL-UÇK konfirmoi se do të marrë pjesë në këtë aktivitet, por bëri të qartë se nuk e mbështet praninë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes. U.D/ReportTv.al Hysni Gucati hashim thaci Albin Kurti OVL-UCK Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.3% Keq 33.2% Nuk e di 12.5% Vota total: 1188 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?