Lajme Zone
Çfarë aferash fsheh Kryeministri në dosjet e papublikuara të KKT-së: 194 leje ndërtimi të dhëna në vitet 2017-2026
PolitikëPamfleti

Çfarë aferash fsheh Kryeministri në dosjet e papublikuara të KKT-së: 194 leje ndërtimi të dhëna në vitet 2017-2026

Ka afera të cilat dihen e përfliten si objekt, por nuk mund të zbulohen me detaje konkrete, sepse me urdhër të kryeministrit Edi Rama ato mbahen sekret, duke mos u publikuar në faqet zyrtare të institucioneve që i administrojnë, madje as në Fletoret e Buletinet Zyrtare.

Foto Ilustruese / Investigimi i 'Pamfletit' në regjistrat e Këshillit Kombëtar të Territorit zbuloi mungesën e 194 vendimeve për leje ndërtimi gjatë viteve 2017-2026; të gjitha për resorte, hotele e komplekse në bregdet e Tiranë. Ndërsa lejet për institucione publike janë të publikuara, ato për miqtë e Ramës, trafikantët dhe familjarët e qeveritarëve mbahen sekret... Janë denoncuar afera korrupsioni e vjedhjesh me fondet, tokat, trojet, pyjet, koncesionet dhe lejet e licencat, të firmosura nga kryeministri Edi Rama dhe me urdhër të tij nga ministrat, drejtorët e agjencive shtetërore në vartësi të tyre.

Ka afera të cilat dihen e përfliten si objekt, por nuk mund të zbulohen me detaje konkrete, sepse me urdhër të kryeministrit Edi Rama ato mbahen sekret, duke mos u publikuar në faqet zyrtare të institucioneve që i administrojnë, madje as në Fletoret e Buletinet Zyrtare.

Për këtë mungesë transparence të qeverisë, "Pamfleti" ka kryer një investigim në regjistrat e vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, kryetar i të cilit është Edi Rama, ku konstatuam se shumë vendime lejesh ndërtimi nuk janë publikuar. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Këshillit Kombëtar të Territorit, rezultoi se në regjistrat e vendimeve për lejet e ndërtimit në vitet 2017-2026 nuk janë publikuar 194 leje ndërtimi.

Duke i ballafaquar me regjistrin formal të aplikimeve dhe miratimit të lejeve të ndërtimit që ka arkiva e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, konstatohet se lejet e mbajtura të fshehta janë për resorte, hotele, komplekse pallatesh e vilash në bregdet, Tiranë dhe në territoret brenda qyteteve kryesore. Nuk mund të quhet harresë, sepse lejet e ndërtimit dhe dosjet e plota për investimet në institucionet dhe entet publike si zyra, qendra sociale, kulturore, restaurime monumentesh kulture, investime në shkolla, kopshte e çerdhe fëmijësh, spitale, ujësjellësa etj., janë të publikuara të gjitha me data vendimesh, projekte, sipërfaqe e vendndodhje.

Në faqet e regjistrave që po publikojmë sipas viteve, konstatohen mungesa vendimesh në rendin numerik; ku janë p.sh., vendimet e lejeve të ndërtimeve me numër 2 e 3, por nuk janë publikuar vendimet e lejeve me numër 1, 4 e deri në 8.

Mungojnë lejet me numër nga 10 deri në 22; lejet me numër nga 39 deri në 87 dhe nga numri 89 deri në numrin 93 etj., etj.; fakt që krijon bindje se këto vendime lejesh nuk janë publikuar qëllimisht dhe mbahen të fshehta sepse janë me përmbajtje vepra penale. Nuk është rastësi që mungojnë vendime lejesh ndërtimi, të cilat kryeministri Edi Rama ua ka dhënë miqve e klientëve të tij, trafikantëve dhe familjarëve të qeveritarëve e politikanëve, të shoqëruara me dhurime tokash e trojesh shtetërore.

Pyetja që bëjmë është kjo: Çfarë aferash fsheh konkretisht Edi Rama në 194 dosje lejesh ndërtimi të papublikuara, të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit me nënshkrimet e tij në vitet 2017-2026?/Pamfletiçfarë aferash fsheh kryeministri 194 leje ndërtimi azht3 azht2 azht1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Stuhia hungareze mbi ‘ONE Albania’: Gjysma e tregut shqiptar të telefonisë në duart e kompanisë nën hetim, 4iG 25 Gusht 2026, 11:1911:19Dosja e zezë Sali Berisha: Kur të vi në pushtet, do konfiskoj ndërtimet me para të zeza 24 Gusht 2026, 13:5513:55Dosja e zezë “Besa” e re e Edi Ramës dhe "Kumbari" i sistemit të vjetër 23 Gusht 2026, 16:5116:51Dosja e zezë 1200 policë të dypunësuar si truproje në resortet e kriminelëve: Ligji shkelet, shefat e dinë dhe heshtin 23 Gusht 2026, 15:2215:22Dosja e zezë Shqipëria e betonit përballë revoltës së profesionistëve! 22 Gusht 2026, 16:3016:30Dosja e zezë Shkaqet e 'kryqëzatës' të islamit politik ndaj katolikëve 21 Gusht 2026, 13:2613:26Dosja e zezë