Lajme Zone
SYRI TV/ Rikthehet në vendlindje me bust Sejdin Lusha, ceremonia e përurimin në Luz të Vogël, Kavajë
PolitikëSyri

SYRI TV/ Rikthehet në vendlindje me bust Sejdin Lusha, ceremonia e përurimin në Luz të Vogël, Kavajë

Pas 75 vitesh, emri i Sejdin Lushës rikthehet në vendlindjen e tij, Luzin e Vogël të Kavajës. Një bust i vendosur në nderim të tij përjetëson kujtimin e një prej figurave të rezistencës antikomuniste, ndërsa familjarë, përfaqësues vendorë dhe personalitete publike vlerësuan sakrificën dhe kontributin e tij historik.

Pas 75 vitesh, emri i Sejdin Lushës rikthehet në vendlindjen e tij, Luzin e Vogël të Kavajës. Një bust i vendosur në nderim të tij përjetëson kujtimin e një prej figurave të rezistencës antikomuniste, ndërsa familjarë, përfaqësues vendorë dhe personalitete publike vlerësuan sakrificën dhe kontributin e tij historik. SYRI TVLexo edhe:Gushti nis me vapë: Parashikimi i motit, 1 gusht Në Luzin e Vogël u zhvillua ceremonia e përurimit të bustit të Sejdin Lushës, një figurë e lidhur me historinë e rezistencës ndaj regjimit komunist dhe përpjekjet për një Shqipëri demokratike. Për komunitetin vendas, ky monument është më shumë se një vepër arti. Është një akt kujtese dhe një përpjekje për të rikthyer në historinë lokale një emër që për dekada mbeti jashtë vëmendjes publike. Përfaqësues të politikës dhe të shtresës së të përndjekurve politikë e konsideruan ngritjen e bustit një moment reflektimi për kujtesën historike të vendit. Vendosja e bustit u vlerësua edhe si një detyrim moral ndaj familjes Lusha dhe komunitetit të Luzit të Vogël. Familja e tij e cilëson këtë moment si një rikthim të kujtesës dhe një vlerësim për sakrificën e një njeriu që pagoi një çmim të lartë për bindjet e tij. Përfaqësuesit e të përndjekurve politikë e lidhën këtë moment me nevojën për të ruajtur kujtesën e viktimave të diktaturës. Ndërsa kreu i Ballit Kombëtar Shqiptar e konsideroi vendosjen e bustit një akt vlerësimi për një figurë të historisë kombëtare. Ceremonia u mbyll me zbulimin e bustit dhe vendosjen e kurorave me lule, në një moment që familjarët dhe banorët e Luzit të Vogël e cilësuan si një rikthim simbolik të një prej bijve të kësaj treve.