SHKODËR - Policia e Shkodrës njofton arrestimin e 3 20-vjeçarëve, të cilët dyshohet se për disa disa muaj kanë shitur lëndë narkotike. Në dyshimet për pjesëmarrje në këtë veprimtari kriminale, blutë kanë vënë nën hetim edhe një 34-vjeçar. "Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit: LEXO edhe...Shkodër/ Kardinali Troshani meshë para qindra besimtarëve: Koha e antikrishtit ka filluar, ruani vlerat shpirtërore - G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh;- D. R., 20 vjeç, banues në Koplik;- K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç",- njofton policia. Gjatë kontrolleve, blutë sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë. Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë. Po ashtu, blutë bëjnë me dije arrestimin në flagrancë të një 18-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza. "Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë",- njofton policia. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/E.H/ReportTv.al Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.6% Vota total: 1285 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
