Tirana / Projekti luksoz i familjes Trump në Vlorë ka ndezur “Revolucionin e Flamingove”, një lëvizje e fortë qytetare kundër shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Të përvëluar nga skemat piramidale të vitit 1997, shqiptarët shohin te ky investim një premtim tjetër të rremë për pasurim. Këtë herë, një popull që nuk është më naiv refuzon të dorëzojë tokën dhe sovranitetin e tij për llogari të oligarkisë... Shumë histori që përfshijnë Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner nisin në një jaht, dhe kjo nuk bën përjashtim. Gjatë një lundrimi me jahtin luksoz të Nat Rothschild nga Mali i Zi drejt Korfuzit, ata ndaluan për disa ditë në Shqipëri.
Dhe në një nga ato netë, shkoi t’i vizitojë kryeministri Edi Rama. Teksa po lundronin përgjatë bregdetit, ata ndeshën një ishull të bukur. Ivanka dhe Jared notuan drejt tij, bënë një shëtitje zbathur deri në majë dhe mbetën të magjepsur.
Mënyra se si Ivanka e përshkruan këtë vend, të bën të mendosh se ajo zbuloi një ishull privat të paprekur prej 1400 hektarësh në mes të Mesdheut. Por realiteti është se ajo gjeti një ishull në pronësi publike, një ish-bazë detare, që sot shërben si vend udhëtimesh ditore për shqiptarët.
Është njësoj si të thuash se shkove për të notuar në portin e San Franciskos dhe zbulove Alkatrazin. Ky ishull pati një ndikim të madh te çifti i famshëm. Kushner udhëtoi më vonë për në Vlorë, qyteti më i afërt në tokë, ku po ndërtohet një aeroport i ri, për të kërkuar mundësi investimi.
Mundësia për të cilën ai flet, është një resort i madh luksoz që Jared dhe Ivanka shpresojnë të ndërtojnë si në ishull, ashtu edhe në vijën bregdetare përballë tij. Por ata kanë një problem: shumë shqiptarëve nuk u pëlqen kjo ide.
Përgjatë verës së nxehtë, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke protestuar kundër resortit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar. Po përse ky projekt po shkakton muaj të tërë protestash plot mllef? A është thjesht sepse bëhet fjalë për familjen Trump, apo po ndodh diçka shumë më e thellë?
Në fakt, ekziston diçka shumë më e thellë që lidhet me historinë e vendit. Për të kuptuar Shqipërinë e sotme, duhet parë e kaluara. Për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, televizioni shqiptar ishte i zhveshur nga çdo program argëtues, duke transmetuar vetëm propagandën e zymtë komuniste.
Njerëzit ndërtonin antena të bëra vetë për të kapur sinjalin e stacioneve italiane në anën tjetër të Adriatikut, si për shembull kuicin e famshëm të Mike Bongiorno-s. Njerëzit ishin aq të dëshpëruar për argëtim, saqë mësuan italisht thjesht duke parë televizor.
Nën diktatorin Enver Hoxha, Shqipëria komuniste ishte unike në nivelin e saj të izolimit. Ishte një shtet pa fe, pa taksa dhe pa makina private. Njëmbretëri eremite më e izoluar edhe se Koreja e Veriut sot. Qytetarët e thjeshtë nuk lejoheshin të largoheshin nga vendi.
Pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, pasardhësi i tij filloi hapjen e ngadaltë dhe në vitin 1990 komunizmi u përmbys, duke e kthyer vendin në një demokraci kapitaliste. Problemi ishte se shqiptarët kishin qenë shumë më të izoluar se sa çdo demokraci tjetër e re e viteve 1990 dhe nuk kishin asnjë ide se si funksiononte kapitalizmi.
Aftësia e tyre ekonomike, kufizohej në çfarë kishin parë te prezantuesit e kuizeve italiane. Si rezultat, asnjë popullatë në historinë moderne nuk ka qenë më e ndjeshme ndaj mashtrimeve financiare. Në vitin 1996, kompania shqiptare VEFA dhe konkurrentët e saj nisën të ofronin norma të çmendura fitimi, nga 8 deri në 47 për qind në muaj për investimet e qytetarëve. Për një popull pa skeptizëm ndaj skemave të pasurimit të shpejtë, ky dukej si premtimi i vërtetë i kapitalizmit. Më shumë se gjysma e popullsisë së rritur i derdhi kursimet e jetës, shiti shtëpitë dhe gjithë pasuritë që kishte për t’i futur në këto skema. Por ato nuk ishin gjë tjetër veçse skema piramidale Ponzi.
Nga mesi i vitit 1996, më shumë se gjysma e PBB-së së Shqipërisë ishte investuar aty dhe skemat filluan të shemben. Njëra pas tjetrës, kompanitë njoftuan se paratë kishin mbaruar. Vendi u gjend në prag të kolapsit dhe filloi një eksod masiv me anije drejt Italisë.
Ata që qëndruan ishin të dëshpëruar dhe të zemëruar. Protestat shpërthyen me dhunë, veçanërisht në qytetin portual të Vlorës, që u bë selia e një rebelimi antiqeveritar. Turmat dogjën e plaçkitën rezidencën verore të presidentit të kohës Sali Berisha dhe sulmuan depot e ushtrisë, duke grabitur qindra mijëra armë zjarri.
Vendi rrëshkiti drejt luftës civile, e cila u shmang vetëm pas ndërhyrjes së një delegacioni paqeruajtës të OKB-së të udhëhequr nga Italia. Kapitalizmi i parregulluar pothuajse e shkatërroi vendin, duke i lënë shqiptarët me një mësim të qartë: skemat e pasurimit të shpejtë nuk sjellin asnjë dobi.
Vitet që pasuan sollën një rrugë shpresëdhënëse drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kur Shqipëria aplikoi për anëtarësim në vitin 2009, procesi ngeci për shkak të kërkesave të rrepta të BE-së për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionit.
Të zhgënjyer nga ngadalësia, shqiptarët kërkuan një njeri të aksionit dhe në vitin 2013 zgjodhën Edi Ramën si kryeministër. Rama, një ish-basketbollist dhe piktor, e kishte nisur karrierën si kryebashkiak i Tiranës duke lyer fasadat e zymta të epokës komuniste me ngjyra të ndezura.
Strategjia e tij kryesore si kryeministër u fokusua te promovimi i turizmit, duke bërë që numri i vizitorëve të rritet nga 3 milionë në mbi 12 milionë në vit. Megjithatë, Shqipëria mbetet ende jashtë BE-së dhe një nga vendet më të varfra në rajon.
Kjo është arsyeja pse, kur një stivë e madhe parash erdhi mbi një jaht luksoz, qeveria e Ramës u tregua shumë e interesuar. Ajo nxitoi të miratonte zhvillimet e propozuara nga Jared dhe Ivanka, duke e shpallur kompaninë e tyre investitor strategjik për një projekt prej 4.7 miliardë dollarësh.
Resorti masiv parashikon mbi një mijë vila, apartamente, kazino dhe një marinë për superjahte, i shtrirë në një zonë që aktualisht është rezervat natyror i mbrojtur. Ky projekt ka ngritur alarmin te grupet mjedisore, pasi laguna e Vlorës dhe ishulli përballë janë habitate kyçe për kafshë të rrezikuara dhe një pikë e rëndësishme shtegtimi për flamingot.
Lëvizja e protestës, e mbështetur publikisht edhe nga ylli i muzikës pop Dua Lipa, u pagëzua si “Revolucioni i Flamingove”. Për qytetarët, shqetësimi kryesor është se qeveria ndryshoi ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë konsultim publik.
Ndërsa Ivanka Trump argumenton se arkitektura do të integrohet me kujdes në natyrë, protestuesit ndjejnë se qeveria po i jep përparësi një tjetër skeme të dyshimtë, në vend të shëndetësisë, edukimit dhe mirëqenies së popullit.
Sistemi shihet si i korruptuar sepse mbështetja për projektin Trump është dypartiake. Ai përkrahet si nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga udhëheqësi i opozitës Sali Berisha. Dy veteranë të politikës shqiptare që zakonisht nuk bien dakord për asgjë, por që ndajnë të njëjtin mendim për këtë resort.
Tridhjetë vjet më parë, shqiptarëve iu shit ideja se mund të jetonin si italianët që shihnin në televizor nëse dorëzonin kursimet e tyre. Këtë herë, u thuhet se marrëdhënia me familjen Trump është rruga e shpejtë drejt zhvillimit, mjafton që të dorëzojnë tokën dhe sovranitetin e tyre.
Dallimi është se këtë herë populli shqiptar nuk është më naiv. Ai ka frikë se po i shitet një tjetër skemë mashtruese, dhe këtë herë nuk është i gatshëm ta blejë./Pamfleti nga “Abc News In Depth”
kapitalizmi i fasadave Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar 31 Korrik 2026, 20:0120:01Politike Harta e re territoriale i hap telashe Ramës, plasin protestat nga Jugu në Veri 31 Korrik 2026, 18:5118:51Politike "S’kemi interesa personale", eurodeputetja italiane i përgjigjet Ramës: Kemi raportuar problemet në Komisionin Europian! 31 Korrik 2026, 18:0818:08Politike Dhuna ndaj Elton Qynos, një provë për Policinë, Prokurorinë dhe Shtetin 31 Korrik 2026, 15:1015:10Politike Nafta shkon në 214 lekë/litër, Braçe: Të rikthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme 31 Korrik 2026, 15:0215:02Politike Kryebashkiaku i Libohovës kundër reformës territoriale, thirrje deputetëve: Mbroni interesin e qytetarëve! 31 Korrik 2026, 14:4814:48Politike

