Lajme Zone
Ligji për lojërat e fatit/ Berisha: Opozita nuk do e votojë
PolitikëCNA

Ligji për lojërat e fatit/ Berisha: Opozita nuk do e votojë

Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësi...

Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale ka deklaruar se opozita nuk do ta votojë ligjin për lojërat e fatit.

Berisha hodhi akuza se pas këtij ligji qëndron emri i Olsi Ramës. “Ne jemi të sigurt se Olsi Rama është sot njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit. Është një nga më kryesorët në vjedhjet e tmerrshme që u bëhet edhe qytetarëve të huaj me call center-at, me call center-at. Dhe vendi i tij është dhe duhet të jetë para ligjit.

Ne do bëjmë gjithçka që ky qytetar shqiptaro-amerikan të mund të vlerësohet dhe nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Të mund të hetohet dhe nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht se veprimtarinë e tij kriminale nuk e ushtron në Shtetet e Bashkuara por në Shqipëri, por ligjet amerikane e ndalojnë atë të kryejë veprimtari kriminale kudo që të ndodhet. Kurse ligjin e lojërave të fatit, ne nuk e votojmë. Është ligji Olsi Rama”, tha Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.