Lajme Zone
Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj, disa të shoqëruar
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për drogë, armë dhe xhama të zinj, disa të shoqëruar

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet. Si rezultat i kontrolleve:

* janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;

* janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;

* 11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

* janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

* janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar;

* janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur. Top Channel